Regjistrimi i tokave bujqësore në vend është një sfidë për qeverinë dhe Kadastrën. Nga Gjirokastra, drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame tha se procesi i regjistrimit të tokave bujqësore edhe pse ka 30 vjet që ka nisur si proces, tani po finalizohet.
“Në rang republike procesi i regjistrimit të tokës në fshat është në nivelin e afërsisht gjysëm përgjysëm, rreth 50%, qe do të thotë gjysma e familjeve fshatare në rang republike e ka akoma tokën të paregjistruar që do të thotë e ka të mbyllur derën e shtetit për të aplikuar për një kredi, e ka të mbyllur derën e shtetit kur të dojë të regjistrojë tokën për t’ja u lënë fëmijëve, e ka të mbyllur kur ta shesi, kur do ta bëjë me dokumente”-u shpreh Lame
Drejtori i Kadastrës u ndal edhe në procesin e legalizimeve të pallateve pa leje, i cili vazhdoi të insistojë që duhet bashkëpunim mes banorëve të pallatit dhe Kadastrës. Ndërsa për cështjen e legalizimit të zonave të mbrojtura, Lame u tregua i prerë duke u shprehur se Legalizim në zonën e mbrojtur të UNESCO nuk mund të bëhen. “Legalizim në zonën e mbrojtur të UNESCO nuk mund të bëhen, aq më tepër kur shtesat apo ndërtimet nuk kanë lidhje me arkitekturën e vjetër”, tha Lame, duke shtuar se duhen të përshtaten edhe nëse ato janë bërë.
Regjistrimi i banesave të vjetra është një problem tjetër për qytetin e Gjirokastrës. “Ka banesa me dokumente që në kohën e Sulltan Hamitit, të cilat ende nuk janë regjsitruar”, tha Lame, duke vënë theksin edhe tek një problem shumë të rëndësishëm sic është hartografia. “Tre dekada po mundohemi të bëjmë letra dhe hiç. 80% e pasurive janë regjistruara me probleme, shumica e hartave janë në gjendje të tmerrshme. Janë investuar 150 milionë euro në këto 30 vjet dhe kjo është situata. Kemi keqmenaxhim. Është mungesë totale e dëshirës për ti dhënë zgjidhje themeleve të një vendi”, u shpreh Lame gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
66.8%
-
Të gabuar
22.6%
-
Nuk kam mendim
10.6%
Vota total: 1538
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama: Gjetëm korrupsion, rrugë të lëna rrugëve e borxhe! Fond të veçantë për digjitalizimin e Kadastrës
30 Dhjetor 2024, 11:44
-
Gjirokastër/ Gjykata dënon me 6 vjet burg ish-kreun e Kadastrës për falsifikim! Florian Taçi përfiton gjykim të shkurtuar, nga 4 vite dhe dy bashkëpunëtorëve
4 Dhjetor 2024, 17:21
-
Durrës/ Kërkohej për shpërdorim të detyrës, arrestohet ish-juristi i Kadastrës! I ndaluar edhe dy herë më parë (EMRI)
4 Dhjetor 2024, 12:47
-
Komisioni Antikorrupsion në ‘lupë’ edhe problemet me pronat! Gogu për Report TV: Dixhitalizim! S’ka nevojë për ndryshime ligjore
1 Dhjetor 2024, 14:05
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor 2024, 21:56
-
Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, 'arrest me burg' ish-kreut të Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona i afërm i Monika Kryemadhit
22 Nëntor 2024, 11:35
-
Vendimi i Këshillit të Ministrave/ Rikonstruksioni i linjës 110 kV Ballsh-Marinëz dhe Ballsh–Drenovë, miratohet fondi për shpronësimin e pronarëve
20 Nëntor 2024, 22:14
-
Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, me letra false, arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona, i afërm i Kryemadhit! U zbulua nga përgjimet (EMRAT)
20 Nëntor 2024, 16:38
-
Gjirokastër/ Falsifikim dhe mashtrim, Prokuroria kërkon 6 vite burgim për ish-kreun e Kadastrës dhe nga 4 vite izolim për 2 bashkëpunëtorët e tij! Do përfitojnë gjykim të shkurtuar
19 Nëntor 2024, 17:10
-
3000 vendime legalizimi në 90 ditë, Kadastra lehtëson qytetarët nga pritja
15 Nëntor 2024, 19:34
-
Edhe Asllan Dogjani në SPAK, në hetim pasuror! Deputeti i PD-së: Po më hetojnë për apartamentin 100 metra katrorë në Tiranë
4 Nëntor 2024, 11:05
-
Artan Lame: S'bëhet shteti me Avni Rustem a me Vasil Laç
30 Tetor 2024, 09:23