Regjistrohen 1084 raste të reja me koronavirus, 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Regjistrohen 1084 raste të reja me koronavirus, 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Urgjenca infektive

1084 raste të reja me Covid-19 dhe 3 humbje jete janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë. Në 24 orët e fundit humbën jetën: një qytetar nga Fieri 60 vjeç, një qytetare nga Tirana 70 vjeçe, një qytetar nga Kamza 76 vjeç. 

Ndërsa janë kryer 2413 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1084 qytetarë, në këto bashki: 387 në Tiranë, 74 në Durrës, 53 në Lushnje, 45 në Vlorë, 42 në Fier, 31 në Gjirokastër, nga 29 qytetarë në Kamëz, Sarandë, 27 në Lezhë, 25 në Elbasan, 24 në Divjakë, nga 22 qytetarë në Korçë, Berat, 21 në Dimal, 20 në Shkodër, nga 19 qytetarë në Krujë, Kavajë, 16 në Devoll, 13 në Tepelenë, nga 11 qytetarë në Shijak, Kuçovë, nga 10 qytetarë në Dibër, Pogradec, nga 9 qytetarë në Maliq, Gramsh, nga 8 qytetarë në Vorë, Patos, nga 7 qytetarë në Tropojë, Selenicë, Prrenjas, nga 6 qytetarë në Mirditë, Bulqizë, Mallakastër, Librazhd, nga 5 qytetarë në Kukës, Himarë, Skrapar, nga 4 qytetarë në Pukë, Has, Kurbin, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Delvinë, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Mat, Roskovec, Përmet, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Këlcyrë, Kolonjë, Peqin.  

Janë 8,722 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Janë shëruar 1527 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 298,099 që nga fillimi i epidemisë. Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (29 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 1084

Të shëruar në 24 orë 1527

Të shtruar në spitale 29

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 2413

Testime totale 1,914,327

Raste pozitive 310,362

Raste të shëruara 298,099

Raste Aktive 8,722

Humbje jete  3,541

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  4,890

Fier 716

Durrës 608

Vlorë 470

Elbasan  412

Shkodër 337

Berat 321

Korçë 285

Lezhë 252

Gjirokastër 197

Dibër 150

Kukës 84

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë