20 raste të reja me koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërsa nuk ka asnjë humbje jete. Nga 642 testime, rastet pozitive janë në këto bashki:  15 në Tiranë, 3 në Lushnje, nga 1 qytetar në Fier, Divjakë.  

Aktualisht janë 291 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 85 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,424 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (04 Maj 2022) 

Raste të reja ditore           20
Të shëruar në 24 orë        85
Të shtruar në spitale         6
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 642

Testime totale               1,808,952
Raste pozitive                  275,211
Raste të shëruara            271,424
Raste Aktive                         291
Humbje jete                        3,496 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë            199
Fier                  31
Vlorë               15
Shkodër           9
Elbasan            9
Korçë               8
Gjirokastër      7
Durrës              5
Kukës               3
Lezhë               3
Berat                2