TIRANË- Gjatë 24 orëve të fundit të vitit 2021 janë infektuar me koronavirus 482 qytetarë në vend. Ndërkohë betejën me armikun e padukshëm nuk e ka fituar një 78-vjeçare nga Elbasani.
Ministra e Shëndetësisë bën me dije se infeksionet e reja janë identifikuar në këto Bashki:
225 në Tiranë, 34 në Durrës, 21 në Vlorë, 18 në Shkodër, 17 në Elbasan, nga 12 qytetarë në Gjirokastër, Fier, nga 11 qytetarë në Lezhë, Berat, Kuçovë, 8 në Cerrik, nga 6 qytetarë në Kamëz, Lushnje, Korçë, Gramsh, nga 5 qytetarë në Sarandë, Delvinë, Divjakë, Kurbin, Pukë, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Dibër, Tepelenë, Dimal, nga 3 qytetarë në Peqin, Përmet, Himarë, Patos, Vorë, Shijak, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Krujë, Rrogozhinë, Pogradec, Devoll, Skrapar, Belsh, Librazhd, nga 1 qytetar në Mallakastër, Tropojë, Kukës.
Aktualisht në të gjithë vendin janë 6419 pacientë aktivë me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fudnit janë shëruar 311 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,069 që nga fillimi i epidemisë. Ndërkohë në spitalet COVID po marrin trajtim 97 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Statistika (1 Janar 2022)
Raste të reja ditore 482
Të shëruar në 24 orë 311
Të shtruar në spitale 97
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3068
Testime totale 1,486,189
Raste pozitive 210,706
Raste të shëruara 201,069
Raste Aktive 6,419
Humbje jete 3,218
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2989
Fier 673
Durrës 577
Shkodër 432
Elbasan 406
Vlorë 400
Berat 249
Lezhë 192
Gjirokastër 187
Korçë 147
Dibër 94
Kukës 73
Komente












Kam shprese qe ju do filloni nje fushate per vaksinimin massiv ne Shqiperi!
Përgjigju