Regjistrohen 55 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Regjistrohen 55 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

55 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë ndërsa nuk ka asnjë humbje jete. 

Nga 1280 testime, rastet e reja janë në këto bashki: 18 në Tiranë, 6 në Fier, nga 5 qytetarë në Durrës, Sarandë, 4 në Vlorë, nga 3 qytetarë në Himarë, Skrapar, nga 2 qytetarë në Lushnje, Kamëz, Vlorë, nga 1 qytetar në Lezhë, Delvinë, Kolonjë, Elbasan, Gramsh. 

Janë 290 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 56 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,480 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (05 Maj 2022) 

Raste të reja ditore           55
Të shëruar në 24 orë        56
Të shtruar në spitale         6
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 1280

Testime totale               1,810,232
Raste pozitive                  275,266
Raste të shëruara             271,480
Raste Aktive                         290
Humbje jete                        3,496 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë            188
Fier                  34
Vlorë               22
Elbasan            9
Durrës              7
Shkodër           7
Korçë               6
Gjirokastër      5
Berat                5
Lezhë               4
Kukës               3

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmoi Iranin, mediat amerikane: Izraeli e paralajmëroi Uashingtonin

Sulmoi Iranin, mediat amerikane: Izraeli e paralajmëroi Uashingtonin