Regjistrohen 716 raste të reja me koronavirus dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

Regjistrohen 716 raste të reja me koronavirus dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

Spitali Infektiv

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë regjistruar 716 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit. Gjithashtu raportohen dy humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 69-92 vjeç. Ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1590 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 716 qytetarë, në këto bashki: 303 në Tiranë, 68 në Durrës, 66 në Fier, 35 në Lushnje, 24 në Vlorë, 19 në Sarandë, 18 në Kamëz, 17 në Shkodër, nga 15 qytetarë në Kavajë, Berat, 11 në Krujë, nga 10 qytetarë në Divjakë, Pogradec, 9 në Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Mirditë, Tepelenë, Dimal, nga 7 qytetarë në Vorë, Himarë, nga 6 qytetarë në Lezhë, Mallakastër, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Delvinë, nga 4 qytetarë në Kurbin, Shijak, Përmet, Gramsh, nga 3 qytetarë në Selenicë, Skrapar, Elbasan, nga 2 qytetarë në Pukë, Has, Roskovec, Kolonjë, nga 1 qytetar në Kukës, Rrogozhinë, Patos.  

Janë 8,239 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Janë shëruar 1055 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 300,313 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.  Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. 

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.  Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. 

Statistika (31 Korrik 2022) 
Raste të reja ditore 716
Të shëruar në 24 orë 1055
Të shtruar në spitale 32
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore  1590

Testime totale 1,918,177
Raste pozitive  312,097
Raste të shëruara 300,313
Raste Aktive 8,239
Humbje jete 3,545

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë 4,446
Fier 699
Durrës 637
Vlorë 453
Elbasan 399
Shkodër  336
Korçë 326
Berat 285
Lezhë 238
Gjirokastër 232
Dibër 120
Kukës  68

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Hasanaj: Në Shqipëri nuk do ketë më non-grata, pasi po vepron drejtësia! Qefalia: Të vijë Trump këtu dhe t'i japë dorë një partie, non-sens! Krijon hilaritet

Hasanaj: Në Shqipëri nuk do ketë më non-grata, pasi po vepron drejtësia! Qefalia: Të vijë Trump këtu dhe t'i japë dorë një partie, non-sens! Krijon hilaritet