Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i të identifikuarve të infektuar me Covid është rritur në më shumë se 26 milionë.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, totali i vdekjeve që prej filimit të pandemisë ka shkuar në mbi 863.000.
Në grafikun e pandemisë, SHBA-ja kryeson renditjen përsa i përket të prekurve dhe vdekjeve nga infeksioni, e ndjekur nga Brazili, India dhe Rusia.
Shtetet e Bashkuara mbeten vendi më i prekur nga pandemia e Covid-19, me të paktën 186 mijë vdekje dhe 6.115.600 të prekur.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend u raportuan rreth 40 mijë të identifikuar me koronavirusi dhe 1056 viktima
Sipas të dhënave të autoriteteve:
· Vendit iu deshën 99 ditë për të arritur 1 milion raste në 28 Prill.
· Më pas u deshën 43 ditë të tjera për të arritur 2 milion raste më 10 qershor.
· U deshën edhe 28 ditë për të kapërcyer 3 milion raste në 8 korrik.
· U deshën vetëm 15 ditë shtesë për të kapërcyer 4 milion raste në 23 korrik.
· U deshën 17 ditë për të kaluar mbi 5 milion raste.
· Që nga ajo kohë, SHBA-së i janë dashur 22 ditë për të arritur 6 milion raste.
Brazili ka regjistruar 1184 vdekje të reja nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke arritur totalin tragjik të 123,780 vdekjeve, ndërsa numri i përgjithshëm i infeksioneve ka arritur pothuajse në katër milion. Shifrat e lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë e konfirmojnë Brazilin si vendin e dytë më të prekur nga Covid pas SHBA, ku infeksionet tejkalojnë gjashtë milionë.
India raportoi 83,337 raste të reja me Covid-19 të enjten, rritja më e lartë ditore e njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë e vendit.
Universiteti Johns Hopkins më parë raportoi se India regjistroi 85.687 raste të reja më 27 gusht. Mospërputhja midis shifrave është e paqartë.
Qeveria indiane thotë se rastet në vend më 27 gusht ishin 77,266 dhe kjo është hera e parë që ajo regjistron një total më të madh se 80,000 në 24 orë.
Ministria Indiane e Shëndetësisë shkroi të enjten në Twitter se pa “një rritje të paparë të testimit”, duke shtuar se më shumë se 1,170,000 teste ishin bërë në 24 orët e fundit.
Numri i përgjithshëm i rasteve të identifikuara në Indi qëndron në 3,853,406, duke përfshirë të paktën 67,376 vdekje.
Vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Brazili kanë regjistruar më shumë raste dhe vdekje sesa India.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 10 viktima nga koronavirusi,(dje ishin 6).
Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35.507.
Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1397 raste të reja pozitiv,( dje ishin 1326) për një total prej 272.912 të prekurish nga Covid.
Pacientët e shëruar sot ishin 289 për një total prej 208 490 raste që prej fillimit të pandemisë
Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 1 viktimë dhe 228 raste të reja pozitiv.
Që prej fillimit të pandemisë në Rajon totali i vdekjeve është 16.870 kurse
numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 100.782. Të shëruarit numërohen në mbi 76 467 mijë.
Nga 26 gushti deri më 1 shtator, rajonet identifikuan 9,023 raste pozitive kundrejt 6,546 në periudhën 19-25 gusht.
Kjo është një rritje prej 38%, shumë më e ulët se 92% e regjistruar javën e kaluar.
Siç edhe është rapprtuar, shumica e rasteve në javët e fundit kanë të bëjnë me njerëz me pak ose aspak simptoma dhe për këtë arsye spitalet nuk kanë qënë nën presion.
Ministri Spanjoll i Shëndetësisë, Salvador Illa, ka përjashtuar mundësinë e rikthimit total të masave të bllokimit dhe izolimit për shkak të pandemisë, duke theksuar se ‘Edhe Madridi nuk do ti nënshtrohet masave totale’
Duke folur gjatë një interviste në radio me transmetuesin ‘Ser Catalunya’, Illa tha se masa të tilla nuk do të ishin "të përshtatshme" për momentin, pavarësisht rritjes së rasteve të infeksionit Covid.
Shifrat e fundit nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë një rritje të qëndrueshme të rasteve në të gjitha rajonet, me përjashtim të Aragones, i cili po sheh rënie rastesh, dhe Katalonjës e Vendeve Baske, të cilat kanë nivele të stabilizuara. Situata është nën kontroll," - siguroi Illa.
‘Turqia është duke u përballur me valën e dytë të pandemisë Covid për shkak të pakujdesive në dasma dhe organizime të tjera’-Kështu është shprehur ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca teksa vendi po regjistron shifra dita ditës në rritje të viktimave dhe rasteve të reja të identifikua me Covid
Duke folur pas takimit me grupin e ekspertëve të shëndetësisë, Ministri turk tha se Kryeqyteti Ankara ka regjistruar ditët e fundit numrin më të madh të pozitivëve të rinj.
Ai tha gjithashtu se rreth 30 punonjës shëndetësorë kanë qenë në kontakt me virusin dhe se 52 prej tyre nuk e kanë fituar betejën me infeksionin
Në Turqi, numri i personave të prekur nga koronavirusi është rritur me 1596 në 24 orë, duke e çuar shifrën totale të të infektuarve, që prej fillimit të pandemisë në 273 301 kurse numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën është 6462