Regjistrohen tetë raste me virusin AH1N1 në Vlorë, mes tyre një fëmijë

Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik në Vlorë konfirmon se në këtë qytet janë shënuar tetë raste me virusin AH1N1. Mes personave të prekur njëri është fëmijë. Sipas drejtorisë rajonale në 25 raste të rënda të trajtuara në reminacionin e spitalit të Vlorës, tetë raste janë konstatuar me virusin AH1N1 ose të njohur ndryshe si 'gripi i derrit'. Rastet janë prej fillimit te muajit janar deri tani, por sot janë bërë publike.

Shefi i Epidemilogjisë në drejtorinë e shëndetësisënë Vlorë Agron Bashllari shprehet se fatmirësisht nuk ka pasur probleme në shëndetin e personave të prekur. Sipas tij, situata nuk mund të cilësohet alarmante, pavarësisht tete rasteve të regjistruara. Në Tiranë janë shënuar tre viktima nga virusi AH1N1, ndërsa janë të prekur edhe disa të tjerë, që aktualisht ndodhen në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, i njohur nga të gjithë si “Sanatoriumi” (lexo ketu).

Çfarë është virusi AH1N1?
Virusi AH1N1 është një lloj varianti i 'gripit të derrit' që ndryshoi në vitin 2009. Kështu e ka shpjeguar Fabrizio Pregliasco, kërkues në Departamentin e Shkencës Biomedikale për Shëndetin në Universitetin e Milanos. Sipas tij, virusi qarkullon çdo vit sëbashku me ndikimin klasik sezonal. Virusi AH1N1 nuk transmetohet nga konsumimi i mishit apo kontakti me derrin, por nga njeriu tek njeriu, njëjtë si gripi i normal. Ky virus konsiderohet vdekjeprurës. 'Gripi i derrit' ose AH1N1 ka simptoma të ngjashme me gripin e zakonshëm. 

Cilat janë shenjat e sëmundjes së 'gripit të derrave'?
Simptomat e gripit janë të njëjta me ato të gripit të zakonshëm: temperaturë, kollë, dhembje fyti, dhembje trupi, dhembje koke dhe plogështi. Në disa raste mund të paraqitet edhe vjellja dhe diarreja. Komplikim më i shpeshtë i sëmundjes është pneumonia.

Si përhapet 'gripi i derrave'?
Virusi i 'gripit të derrave' përhapet në të njëjtën mënyrë si gripi i zakonshëm (sezonal). Virusi përhapet nëpërmjet ajrit nga një person në tjetrin gjatë kollitjes dhe teshtitjes së personave të sëmurë me grip.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse