Pas Aleancës për Shqipërinë Europiane, ASE, me 21 parti, në koalicion me Partinë Socialiste, regjistrohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, koalicioni i dytë për në garën elektorale të 30 qershorit 2019. Koalicioni "Shpresa për ndryshim", dhe në përbërje të tij ka 7 parti, mes të cilave Balli Kombëtar, dhe Aleanca Kuq e Zi. Kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, aktualisht është deputet në Kuvendin e Shqipërisë, një nga aleatët që 'tradhtoi' Lulzim Bashën, dhe pranoi mandatin e deputetit pas djegies në bllok që bëri opozita, tashmë jo kuvendore. 

Ky koalicion në përbërje ka 7 parti.

1-Partia Aleanca Kuq e Zi;

2-Partia Bashkimi Liberal Demokrat;

3-Partia Demokracia e Re Europiane;

4-Partia Aleanca Popullore;

5-Partia Balli Kombëtar;

6-Partia e Emigracionit Shqiptar;

7-Partia Ora e Shqipërisë.