Regjistrohet koalicioni opozitar për zgjedhjet e 30 qershorit

Regjistrohet koalicioni opozitar për zgjedhjet e 30 qershorit

Pas koalicionit të Partisë Socialiste me 21 parti, një tjetër koalicion është regjistruar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me 7 parti me emrin “Shpresa për Ndryshimin”. Ky është koalicioni opozitar që regjistrohet në KQZ përballë mazhorancës.

Të vetëdijshëm se rruga e vetme kushtetuese për përtëritjen dhe zhvillimin e një shoqërie demokratike është pjesëmarrja në proceset e saj zgjedhorë, të shqetësuar se rrethanat politike të tanishme në Shqipëri po ndikojnë për krijimin e një klime mosbesimi në vlerat e institucioneve demokratikë, ne si një grup i partive politike opozitare kemi vendosur së bashku për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme vendore si koalicion me emërtimin ‘Shpresa për Ndryshimin’.

Nëpërmjet kësaj letre, partitë politike të poshtëshënuara po i drejtohen Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për regjistrimin e tyre si koalicion në zgjedhjet e ardhshme vendore” thuhet në kërkesën e partive. Ndërkohë që opozita PD, LSI dhe partitë e tjera nuk janë regjistruar në zgjedhjet lokale, pasi kërkojnë më parë një qeveri tranzitore për të përgatitur zgjedhjet lokale dhe politike të parakohshme. 

PARTITË
Aleanca Kuq e Zi
Bashkimi Liberal Demokrat
Demokracia e Re Europiane
Aleanca Popullore
Partia Balli Kombëtar
Partia Emigracioni Shqiptar
Partia Ora e Shqipërisë


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh