TIRANE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar forcën e parë politike për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. KQZ vendosi të regjistrojë “Partinë e Gjelbërt”, me kryetar Edlir Petanaj dhe shkronja nistore “PGJ”, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
Ende nuk dihet se si do të veprohet nga opozita, nëse do të marrë pjesë në zgjedhje. PD dhe LSI-ja dje dorëzuan mandatet në Kryesinë e Kuvendit duke futur vendin në krizë politike. Ndërkohë që në mbledhjen e sotme KQZ ka miratuar edhe strukturën e shpenzimeve buxhetore për vitin 2019”.