Regjistrohet rasti i parë i variantit afrikanojugor të koronavirusit në Greqi, infektohet një prift

Regjistrohet rasti i parë i variantit afrikanojugor të koronavirusit në Greqi, infektohet një prift

Foto ilustruese

Regjistrohet i infektuari i parë me variantin e ri të COVID nga Afrika e Jugut në Selanik, Greqi. Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për një prift 36-vjeçar.

Ai ka qenë në të kaluarën i prekur me COVID dhe në vazhdim kishte dalë negativ. Sipas informacioneve të para, prifti është ndihmësi i mitropolitit të Kordelios në Selanik,dhe deri në këtë moment po e kalon virozën pa simptoma të rënda.

Alarmi është dhënë nga Mbrojtja Civile ku drejtori i saj, Nikos Hardalias u nis drejt qendrës ku u zbulua rasti i ri. Autoritet thonë se ende nuk kanë një version sesi prifti është prekur nga mutacioni afrikanojugor i COVID dhe sa persona mund të jenë  infektuar prej tij.

Gjithashtu sipas autoriteteve greke, edhe një tjetër prift dyshohet se është prekur por ende priten rezultatet e testeve.

Mutacioni afrikanojugor vlerësohet se është më i rrezikshmi ndër mutacionet e COVID por në çdo rast, veprimi i vaksinave dhe i terapive mjekësore ka efekte edhe në këtë variant të virusit.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës