
Shifrat në rritje galopante të pandemisë Covid në Indi, e kanë bërë gjigandin aziatik të spostojë një vend më poshtë në renditjen e universitetit Johns Hopkins gjigandin tjetër të Amerikës Latine, Brazilin
Gjatë 24 orëve të fundit India regjistroi më shumë se 90 mijë raste të reja Covid, sakësisht 90 802, duke e rritur totalin e të prekurve nga infeksioni në vend në më shumë se 4.2 milionë kurse numri I përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 71640 me një shtesë prej më shumë se 1000 viktima në 24 orët e fundit.
Me këto të dhëna, India në renditjen e pandemisë ndodhet në vendin e dytë pas Shteteve të Bashkuara kurse Brazilin ë të tretin.
India ka regjistruar rritjen më të madhe ditore në botë për rastet e reja të koronavirusit për gati një muaj.
Përkundër më shumë se 2 milion rasteve të reja në muajin e kaluar dhe virusit që u përhap deri në qytetet dhe fshatrat më të vegjël të vendit, qeveria indiane ka vazhduar të lehtësojë kufizimet në përpjekje për të ringjallur ekonominë.
Lajmi kryesor:
Covid/ Në Itali regjistrohen 1108 raste të reja dhe 12 viktima! Mbi 27 milionë të prekur në botë… Në Indi 90 mijë pozitivë në 24 orë









