/ ATSH - N.Lena/ - Gjuetia e kafshëve të egra për konsum të mishit si dhe kapja e tyre për t'u përdorur si kafshë kafazi për vizitorët, është një problem shqetësues pë faunën shqiptare. Nga drejtoria e shërbimit pyjor në Lushnje, e cila është shumë aktive në ruajtjen e florës dhe faunës në Parkun Kombëtar të Divjakë -Karavastasë, ka një shqetësim për ambjentet se ku do të strehohen kafshët e sekuestruara nga gjuajtësit e paligjshëm dhe tashmë pronarët e tyre. Kapja e arinjëve të vegjël në pyjet tona, sidomos në ato të Lbrazhdit dhe Kolonjës dhe përdorja e tyre si kafshë zbukurimi apo biznesi, tashmë është bërë problematik.
"E kemi problem sekuestrimin e tyre, nuk kemi struktura për akoliencën dhe rehabilitimin e përhershëm të tyre. Ndërsa lënia e lirë do të ishte një vdekje e sigurtë, sepse janë pak muajsh dhe kanë nevojë për kujdesin e nënës. Ata janë të vegjël dhe akoma nuk e kanë mundësinë dhe instiktin e gjuetisë", thote nje specialist.
Për momentin, "pronari" i arashave është gjobitur, por arinjtë e vegjël janë lënë nën ruajtjen e tij deri sa të gjendet një mënyrë më e mirë për lënien e lirë të tyre.
"Presim edhe ndihmën e strukturave qëndrore për të ngritur një stukturë të mirëfilltë për ruajtjen dhe rehabilitimin e kafshëve të egra të kapura në abitatin natyral në mënyrë të paligjshme, si dhe të kafshëve të plagosura në Parkun Kombëtar të Divjakës", shton ai.
/Shqiptarja.com