Prej shumë vitesh i lënë pas dore, një nga kanalet kryesore kulluese në qytetin e Vlorës po i nënshtrohet një ndërhyrjeje të plotë rehabilitimi, me qëllim parandalimin e përmbytjeve.
Projekti i Bashkisë së Vlorës synon pastrimin total të kanalit dhe rikthimin e tij në funksion të plotë.
Megjithatë, puna është shoqëruar me vështirësi, për shkak të ndërtimeve të shumta të ngritura përgjatë viteve, një pjesë e të cilave pa leje, madje edhe mbi vetë gjurmën e kanalit.
Kryetarja e Bashkise se Vlores Brunilda Mersini bën me dije se janë identifikuar disa ndërtime problematike, përfshirë edhe një vilë trekatëshe e ndërtuar plotësisht mbi kanal, çka e bën të vështirë ndërhyrjen për prishjen dhe pastrimin. Për banorët e prekur, bashkia ka ofruar bonus qeraje, në mënyrë që të lehtësohet procesi i lirimit të hapësirave dhe vijimi i punimeve.
Ndërkohë, po sipas Mersinit, ndërhyrjet e deritanishme kanë dhënë efekt, pasi pavarësisht një dimri me reshje intensive, qyteti nuk ka pësuar përmbytje.
Projekti përfshin gjithashtu rikthimin në funksion të një baseni pritës, i cili më herët ishte jashtë përdorimit.
Sipas specialistëve, këto struktura janë thelbësore për menaxhimin e prurjeve të ujit.
Bashkia paralajmëron se çdo ndërtim që pengon aksesin për pastrimin dhe mirëmbajtjen e kanalit do të hiqet, në funksion të sigurisë së qytetit.
Aksioni i sotëm në Vlorë u përshëndet edhe nga kryeministri Edi Rama.
"Vijon prishja e banesave për rikthimin e funksionit të kanalit të ujërave të larta në territorin e Bashkisë Vlorë" shkruajti ai në Facebook.
U.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
54.4%
-
Jo
34.2%
-
Nuk kam mendim
11.4%
Vota total: 2317
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U dënua nga Apeli i GJKKO-së, Jorgo Goro rikthehet në burg! Policia e Vlorës ekzekuton vendimin
1 Prill, 09:55
-
Arrestohet 14-vjeçari në Vlorë, i iku policisë dhe përplasi 2 efektivë me makinën e nënës
1 Prill, 07:54
-
Shkrumbohet nga flakët automjeti në autostradën Vlorë-Fier, policia nis hetimet
1 Prill, 07:46
-
Arben Malaj drejt kandidimit për kryebashkiak të Vlorës? Ish-ministri socialist: Nëse do vendos, s’do garoj kurrë për Edi Ramën
31 Mars, 16:37
-
Klevis Kaso merr 'në dorë' ujësjellësin e Vlorës: Strategji dhe investime të reja për furnizimin me ujë
31 Mars, 14:45
-
Aksident në rrugën Transballkanike në Vlorë, automjeti përplas një grua
31 Mars, 13:25
-
Peshku helmues mbi 1.2 kg në Gjirin e Vlorës, eksperti: Specie invazive me toksina vdekjeprurëse! Kërcënim për shëndetin e njerëzve
30 Mars, 16:00
-
Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme, në kategorinë ‘Ansambël Arkitektonik Urban'
30 Mars, 08:36
-
Projekti ‘Lungomare 3’, Rama ndan pamjet: Është drejt përfundimit
30 Mars, 08:14
-
Sherr në Lungomare të Vlorës, pronari i një lokali dhunohet nga 3 persona dhe përfundon në spital (VIDEO)
29 Mars, 18:08
-
SPECIALE/ Shqiptarët ikin, të huajt vijnë të punojnë te ne! Shqipëria nga një vend simbol i emigracionit masiv në destinacion imigracioni
29 Mars, 07:02
-
Plagosje me thikë në Vlorë, 33 vjeçari në spital me dy plagë në trup
28 Mars, 15:08
Si Lana dikur,vetem se kjo eshte 1000 here me keq,se kane ndertuar mbi kanal.Si kane zgjedhur te ndertonin keta njerez banesa ne ane e siper kanalit e te jetonin mes mushkonjave e qelbersirllekut te kanalit,nuk e kuptoj?!
Përgjigju