Tregtarët e tregut të madh të qytetit, të fruta-perimeve dhe konfeksioneve, janë ngritur sërish në protestë përpara Bashkisë së Vlorës.
Pas mbylljes së tregut, tregtarët kërkojnë një zgjidhje për vendin se ku do të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Tregtarët thonë se ende nuk është dhënë asnjë zgjidhje për vendin e ri ku do të tregtojnë.
Ata kërkojnë një zgjidhje, pasi kanë mall të mbetur stok që ende nuk e kanë shitur. Ndër të tjera ata shprehen se me këtë punë mbajnë familjet dhe sigurojnë jetesën.
Ndërkohë, në tregun e madh të fruta-perimeve ka nisur puna për rehabilitimin e zonës dhe kthimin e saj në një hapësirë multifunksionale, të integruar me zonën historike të qytetit.
Më herët kryebashkiakja Brunilda Mersini ka deklaruar se tregtarët janë njoftuar prej 5 muajsh për zhvendosjen e mallrave dhe lirimin e ambienteve, në bazë të afateve të përcaktuara nga vendimi i Këshillit Bashkiak.
Komente









