Nesër do të bllokohet aksi Prezë -Rinas, ja si do të devijohet trafiku (Skica)

Nesër do të bllokohet aksi Prezë -Rinas, ja si do të devijohet trafiku (Skica)

Foto ilustruese

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se duke filluar nga data 18 Shtator (nesër) 2018 do fillojnë punimet e rehabilitimit edhe në segmentin rrugor nga Kthesa e Prezës deri në Kthesën Rinas në aksin rrugor Vorë - Fushë Krujë. Për këtë arsye, ky segment rrugor do të jetë i bllokuar për trafikun në një gjatësi prej 3,340 m.

Mjetet që udhëtojnë nga veriu në segmentin Shkodër - Milot – Fushë -Kruje në drejtim të Tiranës dhe Durrësit duhet të vazhdojnë udhëtimin në drejtim të Kamzës në kryqëzimin e Fushë-Krujës. Automjetet e vogla mund të kthehen për në Rinas dhe Ahmetaq në drejtimin Fushë-Krujë Rinas. Dogana e Tiranës është e aksesueshme për të gjitha llojet e mjeteve nga ana e Vorës.

Kujtojmë që ARRSH nisi fillimisht punimet në kuadër të rehabilitimit të rrugëve, në verë në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa vijojnë tani edhe në segmentet që janë më problematike.


Skica e dejivimit te rruges

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale