Reklamat e shtetit, 300 mln lekë
TV Klan-it për 100 vjetorin e Ushtrisë
Pagesa e Ministrisë së Mbrojtjes prej 31 milionë lekësh të reja përe kompaninë PROMO shpk është bërë për spotet e 100 vjetorit të Ushtrisë. Drejtoresha e Qendrës Kulturore të ushtrisë Zerina Kuke tha dje se spotet do të jepen nga Tv Klan dhe TVSH.
Një tabelë pasqyruese e Zyrës së Thesarit të Shtetit njoftonte pak kohë më parë se Reparti ushtarak nr.6660 kishte kryer një transaksion prej 31 milionë lekësh për kompaninë "PROMO shpk". Kjo e fundit është kompani në pronësi të zotit Eduart Frangaj dhe ka si objekt të aktivitetit të saj organizimin e prodhimeve televizime spoteve publicitare etj. Eduart Frangaj është vëllai i Aleksandër Frangajt, pronarit të televizionit KLAN. Shqiptarja.com është interesuar dje pranë Ministrisë së Mbrojtjes për të marrë më shumë të dhëna rreth prokurimit të zbuluar nga Thesari i Shtetit. Zyrtarë të këtij institucioni fillimisht e kanë patur të vështirë të gjenin në regjistrat e tyre të dhënat për repartin ushtarak nr.6660 në Tiranë. "Ekzistojnë në listat tona reparti nr. 6650 dhe nr.6670 por reparti nr.6660 nuk gjendet. Ju lutem na kontaktoni pak më vonë", - na tha fillimisht një punonjës i ministrisë. Pas kontaktit të dytë të realizuar pas 20 minutash punonjësi na sqaroi se në fakt repartit i ishte hequr ky emërtim dhe se në fakt nuk bëhej fjalë për një repart mirëfilli ushtarak, por për Qëndrën Kulturore të Ushtrisë. Kjo është një qendër e cila është pjesë e strukturës së Ministrisë së Mbrojtjes dhe që merret kryesisht me aktivitetet promovuese të kësaj ministrie, selia e kësaj qendre është pranë Rrugës së Elbasanit.
KukeDrejtoresha e Përgjithshme e Qendrës Kulturore të ushtrisë është prezantuesja e njohur Zerina Kuke. Gjatë një kontakti telefonik me zonjën Kuke Shqiptarja.com e pyeti drejtoreshën në lidhje me transaksionin prej 31 milionë lekësh të realizuar prej kësaj qëndre. Zonja Kuke na tha se qendra kishte lëvruar fondin në fjalë me rastin e pregatitjeve për festimin e 100 vjetorit të krijimit të ushtrisë shqiptare. "Po ka patur një pagesë kundrejt shoqërisë Promo shpk që ju përmendni. Kjo pagesë është bërë në kuadër të organizimit dhe promovimit të forcave të ushtrisë me rastin e 100 vjetorit të krijimit të ushtrisë shqiptare. Në muajin Dhjetor ushtria shqiptare bëhet 100 vjeçe. Duke qenë se është një përvjetor i rëndësishëm atëherë dhe promovimi është shumë i rëndësishëm. Praktikisht qendra që unë drejtoj është PR-i i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë dhe natyrisht që nëpërmjet kësaj qëndre do shkojë dhe financimi për hapësirat televizive spotet dhe dokumentarët", - është shprehur dje zonja Kuke. Drejtoresha Kuke u shpreh më tej se kjo Qendër është tërësisht e hapur për interesimin e medias në njohjen e procedurave dhe mënyrës se si është bërë prokurimi në fjalë. "Unë do të jem në zyrë që prej ditës së hënë javën e ardhshme. Jeni të ftuar të njiheni me të gjithë dosjen me të gjithë dokumentacionin, mund t'iu njoftojmë se kemi ngritur edhe një ekip monitorimi të këtij prokurimi dhe jemi të gatshëm që këto dokumente zyrtare t'i vëmë në dispozicion", -tha dje zonja Kuke.
Ndër të tjera gjatë kontaktit telefonik Drejtoresha e Përgjithshme e Qendrës Kulturore të Ushtrisë Zerina Kuke është shprehur se janë parashikuar të realizohen disa spote për promovimin e ushtrisë shqiptare si dhe realizimi i një dokumentari.
(hh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
66%
-
Të gabuar
23.2%
-
Nuk kam mendim
10.8%
Vota total: 1961
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koçiu: Shqipëria strehë e sigurt për familjen nga Gaza, trajtim shëndetësor për fëmijën 1 vjeç
16 Janar, 20:43
-
Durrës/ E ngarkuara e SHBA-së takim me ministrin Vengu dhe kundëradmiralin Agastra, viziton Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare
16 Janar, 20:35
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
Kina, përpjekje për t’u afruar me aleatët e Amerikës përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump
16 Janar, 20:21
-
Komisioneri për të Drejtën e Informimit takim me ambasadorin Gonzato, në fokus mbrojtja e të dhënave personale
16 Janar, 20:14
-
‘Studio Live’/ Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi! Kushner s’është investitori më i madh! Çoçoli: Investimi 1,4 mld USD, 1 mijë vende pune
16 Janar, 20:04
-
Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: Për 3 vjet e kthen vendin në eksportues
16 Janar, 19:45
-
Ervin Salianji feston ditëlindjen në qeli, Ina Zhupa: Sot nuk është me demokratët, qëndron atje si i burgosur politik
16 Janar, 19:43
-
Të rinjtë në politikë, Nikola Kedhi: Qeverisja e Ramës më e keqja, Basha çoi PD vetëm në humbje! Kullolli: Zgjedhjet e 11 majit janë pikë kyçe për integrimin
16 Janar, 19:18
-
Gjykata e Koresë së Jugut hedh poshtë peticionin për lirimin e presidentit të ndaluar
16 Janar, 19:15
-
VKM/ Pas 6 muajsh në detyrë, shkarkohet zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola
16 Janar, 18:56
-
Romeo Kara: Berisha, burimi i të gjitha të zezave! Merkoçi: Është lehtësisht i manipulueshëm ngaqë në PD i lëpihen shumë vetë
16 Janar, 18:37