Institutit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar vijon me aksionin për heqjen e të gjitha tabelave reklamuese të vendosura në rrugë. Aksioni i INUK është zhvilluar në aksin Qafa e Kasharit-Laprakë.  Sipas INUK në total janë 40 tabela reklamuese që do hiqen.
 
Fillimisht ky aksion është përqendruar në akset nacionale dhe më pas ai do të shtrihet edhe në rrugët dytësore dhe brenda qytetit. Aksioni synon të disiplinojë bizneset, që të paguajnë taksat për çdo hapësirë publike të zënë. Vendosja e tabelave reklamuese, sidomos në akset nacionale, shpesh herë ka sjellë probleme dhe aksidente rrugore, për shkak të mosrespektimit të rregullave për vendosjen e tyre.

Drejtuesit e INUK thonë se nuk do të lejohet askush të shkelë ligjin .



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)