Reklamat në rrjete sociale për lojërat ku fitohet para, Policia: Kujdes me aplikacionin ‘Plinko’

Reklamat në rrjete sociale për lojërat ku fitohet para, Policia: Kujdes me aplikacionin ‘Plinko’

Foto ilustruese

Reklamat në rrjetet sociale për lojërat ku fitohet para janë bërë mjaft virale në platformat online. Por së fundmi me anë të një njoftimi Policia u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë përdorimit të aplikacionit “PLINKO”, pasi është një mashtrim.

Ndaj këshillohet që mos të jepni asnjë të dhënë personale apo të dhënat e llogarisë bankare.

Njoftimi i policisë:

Apel për kujdes gjatë përdorimit të aplikacionit “PLINKO”.

Kohët e fundit, në rrjetet sociale po reklamohen lojëra nëpërmjet të cilave fitohen para. 

Për ta bërë të besueshme, përdoren videot e njerëzve të famshëm që luajnë këtë lojë, gjë që në fakt është mashtrim.

Ofruesit e lojërave kërkojnë numrat e llogarive bankare. Kjo është një skemë për marrjen e të dhënave të llogarive bankare, nga të cilat mund t’iu merren shuma monetare. 

Nisur nga rastet e shtuara të përdorimit të këtij aplikacioni, kryesisht nga nxënësit, me qëllimin për të fituar para, Policia e Shtetit apelon për prindërit që të tregohen të kujdesshëm, për të mos lejuar fëmijët që të përdorin këtë aplikacion dhe në rastet kur ata e përdorin, të tregojnë kujdes, pasi duke dhënë të dhëna personale dhe të llogarive bankare, mund t’iu tërhiqen para nga llogaria juaj.  

MOS JEPNI TË DHENA PERSONALE!

MOS JEPNI TË DHËNA TË LLOGARIVE BANKARE!

Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim