Reklamat qeveritare për TV Klan
Shalsi: Do sjellim fakte të reja

Reklamat qeveritare për TV Klan<br />Shalsi: Do sjellim fakte të reja
TIRANE- Partia Socialiste deklaron se në ditët në vazhdim do denoncojë edhe më tej shpërdorimin e fondeve publike për reklamat qeveritare që i jepen mediave pranë qeverisë dhe tv Klan.

Në një prononcim për median deputeti socialist Eduard Shalsi deklaroi sot në mesditë se do të vazhdojë të denoncojë me fakte, shifra e dokumente zyrtare abuzimet edhe nga ministritë e tjera, që sipas Shalsit kanë të njëjtën skenë dhe të njëjtët protagonistë.
“Nuk do trë ndalemi dhe do të vazhdojmë t’i tregojmë si shpërdorohen fondet e shqiptarëve. Do të numërojmë një nga një se çfarë ndodh me paratë e reklamave. Paratë publike në ministritë e tjera. Janë disa ministri me të njëjtën skenë e të njëjtët protagonistë. Do ta shikoni me shifra fakte e dokumente zyrtare për të kuptuar se kush financon baltën e gënjeshtrave dhe shpifjeve ndaj opozitës”- tha sot në mesditë Eduard Shalsi në një prononcim nga selia rozë.

Shalsi shtoi se kur PS të vijë në pushtet “Kurrë më në këtë vend, me paratë e taksapaguesve shqiptarë nuk do të financohet asnjë media, e cila e dehur siç është tv klan të hedhë baltë, dezinformojë e gënjejë publikun.”

Deputeti i PS-së, Eduard Shalsi, denoncoi dje, financimet e dhëna nga Ministria e Mbrojtjes për reklama në televizionin qeveritar “Klan”, ku vetëm vitet e fundit janë dhënë rreth 2.5 milionë dollarë. Një ditë më parë u denoncua financimi me 4.5 mln dollarë po kësaj medie. Ndërkohë që dy ditë më parë sërish në një denoncim tjetër publikoi skandalin se si agjencia e reklamave “Promo”, në pronësi të Eduart Frangajt, vëllait të Aleksandër Frangajt, ka marrë rreth 4.6 milionë dollarë reklama nga Ministria e Brendshme, kur ajo drejtohej nga Lulzim Basha dhe Bujar Nishani.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

LIVE-Parada e Shqiptarëve në Tiranë, Report Tv sjell atmosferën e parapërgatitjeve

LIVE-Parada e Shqiptarëve në Tiranë, Report Tv sjell atmosferën e parapërgatitjeve