(i) Forcimi i pavarësisë së institucioneve të drejtësisë lidhet ngushtësisht me reformën në sistemin gjyqësor në Shqipëri.
Reformat e rëndësishme që po ndërmerr Qeveria Shqiptare në fushën e drejtësisë, kanë përfshirë në përgjithësi përmirësimin e infrastrukturës të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, në qasje të plotë me standardet e BE-së dhe në bashkëpunim me aktorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë, në kuadër të forcimit të pavarësisë, përgjegjshmërisë, paanësisë dhe efektivitetit të institucioneve të drejtësisë.
Për realizimin e këtij prioriteti i është rekomanduar Prokurorit të Përgjithshëm zbatimi i kuadrit të ri ligjor, forcimi i autonomisë së prokurorisë në hetimin paraprak, rritja e hetimeve pro aktive, rritja e bashkëpunimit ndërinstitucional si dhe forcimi i kompetencave dhe transparencës së Këshillit të Prokurorisë, në raport me emërimin, promovimin, transferimin dhe procedimin disiplinor të prokurorëve, si një premisë kjo që garanton rritjen e transparencës dhe eficencës në veprimtarinë e organit të prokurorisë.
(ii) Lufta kundër korrupsionit mbetet një ndër prioritetet kyçe të Qeverisë së re Shqiptare.
Për ndëshkimin e praktikave korruptive dhe vënien përpara përgjegjësisë të shkelësve të ligjit, u miratuan amendimet në Kodin e Procedurës Penale dhe në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.
Ndryshimet në K.Pr. Penale, e konsiderojnë korrupsionin si krim të rëndë, jo në kuptim të rritjes së masës së dënimit, por në faktin që këto vepra penale do të hetohen dhe gjykohen nga Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda, me të njëjtat mjete siç luftojmë organizatat dhe bandat kriminale.
Kjo i jep mundësi organeve ligj zbatuese, siç janë Prokuroria dhe Policia e Shtetit, që me iniciativën e tyre, të bëjnë hetime pro aktive me teknika të posaçme të hetimit.
Hetimi dhe gjykimi nga prokuroria dhe gjykata e krimeve të rënda do të bëhet jo vetëm për gjyqtarët, prokurorët
dhe funksionarët e tjerë të drejtësisë, por dhe për funksionarët e lartë shtetërorë dhe të zgjedhurit vendorë.
Gjithashtu, këto ndryshime konsistojnë edhe në harmonizimin e legjislacionit procedural, në përputhje me ndryshimet kushtetuese, për kufizimin dhe heqjen e imuniteteve të zyrtarëve të lartë, përfshirë dhe gjyqtarët e të gjitha niveleve, pasi ndryshimet kushtetuese të vitit 2012 nuk ishin shoqëruar me ndryshimet e nevojshme në Kodin e Procedurës Penale.
Ndryshimet e propozuara në ligjin antimafia synojnë rritjen e përpjekjeve për të dekurajuar në maksimum korrupsionin, nëpërmjet sekuestrimit apo konfiskimit të të gjitha pasurive të paligjshme, që burojnë nga veprat penale të korrupsionit.
Në frymën e këtyre ndryshimeve të miratuara, prioritet i Qeverisë është edhe shndërrimi i sistemit gjyqësor, në një partner të fuqishëm, pa të cilin çdo iniciativë kundër korrupsionit do të ishte e destinuar të dështonte.
Perceptimi i publikut te veprimtaria e organit të prokurorisë është se edhe ky institucion vuan nga ndikimet e të tretëve, nga niveli jo i kënaqshëm i procedurave dhe i efektivitetit të ushtrimit të ndjekjes penale, nga transparenca e ulët dhe mungesa e besimit te ky institucion si dhe nga numri i ulët të hetimeve pro aktive.
Raport progresi i vitit 2013, lidhur me luftën kundër korrupsionit analizon se, numri i hetimeve dhe dënimeve mbetet përgjithësisht i ulët dhe se hetimet vazhdojnë të kenë më shumë natyrë pasive sesa pro aktive.
Vlerësime të tilla vijnë edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët në të gjitha raportet e tyre monitoruese shprehen për: “rritjen e hetimeve pro aktive”.
Për këtë kërkohet të ngrihen hetime pro aktive si parakusht për vijueshmërinë e rezultateve të ndjekjes efektive penale në të gjitha nivelet, veçanërisht në ato fusha ku ekziston një perceptim i fortë publik për korrupsion.
Për forcimin e luftës kundër korrupsionit rekomandohet:
- Rritja e numrit të çështjeve të hetuara, sidomos i hetimeve pro-aktive, për raste të evidentuara në nivelet e mesme dhe të larta të administratës shtetërore, të sistemit gjyqësor dhe zyrtarëve pa imunitet;
- Forcimi i koordinimit ndërinstitucional me shërbimet policore, për shkëmbimin e informacionit dhe përdorimin sa më efektiv të metodave speciale të hetimit, për sigurimin e provave dhe goditjen e korrupsionit;
- Hetime të shpejta, efikase dhe zbatim rigoroz të dispozitave proceduriale penale;
- Aplikimin e masës së sigurimit, si rregull arrest në burg, për rastet e korrupsionit dhe fshehjes së pasurive, produkte të veprës penale;
- Forcim të kapaciteteve njerëzore në prokurori dhe në strukturat e tjera ligj zbatuese, nëpërmjet trajnimit specifik të tyre.
- Përmirësim të shkëmbimit të të dhënave ndërmjet organeve ligj zbatuese polici-prokurori-gjykatë, lidhur me hetimin dhe dënimet e rasteve të korrupsionit në të gjitha nivelet.
(iii) Një nga prioritetet kryesore të Qeverisë Shqiptare është edhe lufta kundër krimit të organizuar.
Qeveria është angazhuar intensivisht në goditje të krimit të organizuar dhe trafikut të qenieve njerëzore e substancave narkotike, në respekt të plotë të ligjeve të vendit dhe të angazhimeve të saj ndërkombëtare.
Raport progresi i vitit 2013, për sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, përfshirë pastrimin e parave, trafikimin e qenieve njerëzore dhe drogës adreson se:
“Krimi i organizuar mbetet një shqetësim serioz. Shqipëria mbetet një vend burimi për trafikimin e të rriturve dhe të miturve. Kultivimi dhe trafikimi i kanabisit mbetet një kërcënim serioz. Numri i konfiskimeve të pasurive kriminale dhe dënimeve për pastrimin e parave mbetet i ulët”.
Qeveria Shqiptare ka angazhuar dhe do të vazhdojë të angazhojë të gjitha burimet e duhura njerëzore, teknike dhe financiare për një bashkëpunim të plotë dhe efektiv me partnerët rajonalë e ndërkombëtarë në luftën kundër terrorizmit dhe krimit ndërkombëtar.
Në këtë frymë adresohen këto rekomandime:
-Rritja e bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim shkëmbimin e shpejtë të informacionit, në funksion të rritjes së numrit të çështjeve penale dhe cilësisë së hetimeve të kryera;
-Përmirësim të kapaciteteve njerëzore dhe teknike, në prokurori dhe polici, me qëllim hetimin efikas në kohë dhe cilësi;
-Rritja e numrit të hetimeve pasurore, duke shfrytëzuar në maksimum mundësitë ligjore për sekuestrimin e aseteve, produkt i krimit të organizuar;
-Rritja e numrit të hetimeve pro aktive ndaj pasurive me origjinë nga veprimtari kriminale, brenda dhe jashtë shtetit;
- Aplikimin e masës së sigurimit, si rregull arrest në burg, për rastet e krimit të organizuar, trafikimit të narkotikëve, trafikimit të qënieve njerëzore, pastrimit të parave;
- Rritja e bashkëpunimit me agjensitë ligj zbatuese brenda dhe jashtë vendit, sa i përket veprave penale të trafikimit të armëve dhe municioneve luftarake, mjeteve motorike dhe veprave të artit dhe kulturës;
- Forcimi i bashkëpunimit me partnerët tanë rajonalë dhe ndërkombëtarë, me qëllim parandalimin e krimeve kompjuterike të përdoruara për pastrimin e të ardhurave nga aktivitete kriminale në përgjithësi, si dhe ato për qëllime të financimit të terrorizmit;
- Forcimi i koordinimit ndërinstitucional në luftën kundër krimit të organizuar;
- Përmirësimi e shkëmbimit të të dhënave ndërmjet organeve ligj zbatuese polici-prokurori-gjykatë, lidhur me hetimin dhe dënimet e rasteve të krimit të organizuar.
(iv) Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të individëve dhe në mënyrë të veçantë e grupeve vulnerable, mbetet një ndër prioritetet kyçe të Qeverisë.
Për këtë kërkohet zbatimi i ligjit njësoj dhe për të gjithë, që kriminalitetit t’i përgjigjemi me një politikë të re dënimi, që do të thotë dënime alternative për veprat penale që parashikojnë dënime të lehta, apo të kryera nga gratë dhe të miturit, dhe nga ana tjetër, ashpërsim për veprat penale që parashikojnë dënime të rënda.
Zbatimi i politikës “që burgimi të përdoret si mjet i fundit” është i lidhur ngushtësisht me zhvillimin e politikave të tjera ku dënimet alternative vlerësohen si reformë në raport me dënimin penal, e orientuar tanimë drejt së duhurës, drejt një drejtësie korrigjuese dhe restauruese shoqërore.
Kjo qasje e re juridiko-sociale orienton drejt dhënies së dënimeve alternative që kanë kryesisht karakter humanitar dhe jo ndaj dënimit penal që ka kryesisht karakter ndëshkimor.
Sikundër nënvizohet edhe në Raportet e Komisionit Evropian, shndërrimi i dënimit penal në një mundësi për rehabilitim dhe riintegrim në jetën shoqërore, duhet të jetë prioriteti ynë.
Këtij qëllimi i ka shërbyer edhe ngritja dhe vënia në funksionim e shërbimit të provës që ka një mision të posaçëm atë të mbikëqyrjes dhe mbështetjes në zbatimin e alternativave të dënimit me burgim, duke asistuar personin e dënuar.
Në këtë frymë kemi rekomanduar:
-Aplikim të masave të sigurimit personal të ndryshme nga e ajo e “arrestit në burg”, ndaj personave që kryejnë vepra penale me masë dënimi deri 5 vjet burgim.
- Zbatimin e masave alternative të dënimit, të cilat sigurojnë rehabilitimin e personave që kryejnë vepra penale me masë dënimi deri 5 vjet burgim dhe kanë rrezikshmëri të ulët shoqërore;
-Kërkesa për masën e sigurimit “arrest në burg” për të miturit, që kryejnë vepra penale me masa dënimi deri në 5 vjet burgim, të jetë rast përjashtimor dhe jo i zakonshëm.
- Hetime të shpejta, me qëllim shkurtimin e kohës së qëndrimit të të miturëve në paraburgim.
Nga ana tjetër, rritja e kriminalitetit, sidomos shtimi i atyre veprave penale, të cilat cënojnë rendin dhe sigurinë në vend, kërkon si ndërhyrje imediate ashpërsimin e politikës së dënimit për këto vepra penale dhe sidomos ndaj atyre të pandehurëve me rrezikshmëri të madhe shoqërore.
Për këtë rekomandojmë:
-Aplikimin e masës së sigurimit, si rregull arrest në burg, ndaj personave që kryejnë vepra penale që parashikojnë masë dënimi në minimum mbi 5 vjet burgim, sidomos në veprat penale me pasoja të rënda dhe të pandehurëve me rrezikshmëri të madhe shoqërore.
-Ashpërsim të dënimit për veprat penale që parashikojnë masë dënimi në minimum mbi 5 vjet burg.
-Ashpërsim të dënimit për veprën penale të prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake.
- Ashpërsim të dënimit për veprat penale kundër mjedisit.
- Ashpërsim të dënimit për veprën penale të ndërtimit të paligjshëm
- Ashpërsim të dënimit për veprën penale të vjedhjes së energjisë elektrike.
- Ashpërsim të dënimit për veprat penale me qëllime terroriste.
- Ashpërsim të dënimit për veprat penale të zhvillimit të palejuar të lojërave të fatit.
(v) Jo më pak prioritare mbetet forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional, me fokus:
- Rritjen e koordinimit mes institucioneve të pavarura kushtetuese, që kanë rol kyç në luftën kundër krimit dhe institucioneve ligjzbatuese,
- forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, të vendeve të rajonit dhe BE-së, për të rritur efikasitetin në hetimin dhe goditjen e krimit të organizuar.
Për realizimin e këtij prioriteti, padyshim, kërkohet
Rritja e bashkëpunimit ndërmjet strukturave ligjzbatuese, Prokurorisë, Policisë Gjyqësore, Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Tatimeve, Doganave, etj.
Me qëllim forcimin dhe konsolidimin e Njësive të Përbashkëta Hetimore në bashkëpunim të ngushtë edhe me OPDAT, si struktura të specializuara për ushtrimin e ndjekjes penale, në fushën e korrupsionit, krimit ekonomik, pastrimit të parave, dhe krimit kibernetik.
Rritja e bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim rritjen e efektivitetit të hetimeve,rritje të cilësisë dhe shpejtësisë së hetimeve, të kryera nga seksionet e policive gjyqësore.
Gjithashtu, do të doja të ndaja me ju opinionin e ekspertëve vendas dhe të huaj si dhe adresimin e bërë në progres raportin e Komisionit Evropian për vitin 2013 ku “Mungesa e llogaridhënies së Prokurorisë së Përgjithshme përbën shqetësim dhe që duhet adresuar nga pikëpamja ligjore”.
Forcimi i kompetencave dhe transparencës së Këshillit të Prokurorisë, në raport me emërimin, promovimin, transferimin, procedimin disiplinor, si dhe riorganizimin e brendshëm të organit të hetimit do t’i shërbejë më së miri rritjes së efektivitetit të institucionit të Prokurorisë.
Për këtë duhet një ridimensionim i kompetencave të Këshillit të Prokurorisë, që ai të mos mbetet një organ vetëm konsultativ, por dhe vendimarrës, siç funksionon dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com