Familjet që e kundërshtuan komunizmin e të tjerat që regjimi i shpalli armiq të pushtetit u privuan për gjysëm shekulli në Shqipëri, nga çdo e drejtë njerëzore. Të ishte fëmijë i një familje të tillë ishte një barrë e rëndë e shpesh e padurueshme. E vetmja degë ku mund të kapeshe ishte ngushëllimi i të vërtetës, se pjesa dërrmuese e këtyre familjeve qenë flamurtarë të patriotizmës e punët më të vlerata të historisë mbanin pikëirhst emrin e tyre.

Por kjo histori e ndritur ishte njëkohëisht edhe arsyeja e luftës që ju bëhej. Dhe kjo luftë isht e egër dhe e pakompromis, ajo nuk kursente as fëmijët në djepa, e as pleqtë në ditë te fundit të jetës.

Xhafer Sadiku, historian dhe autor i një varg librash me vlerë  të veçantë për historiografinë, është po ashtu një fëmijë që vjen nga familje patriotike që vuajti mbi supe, një histori të gjatë e të vështirë terrori, pa pasur asnjë faj.

Ai ka studuar në arkiva prej afro 3 dekadash çdo fenomen të diktaturës në Shqipëri, dhe e ka zbërthyer në detaje  gjithë formulën diabolike të funksionimit të kësja diktature për gjysëm shekulli. Në thelb të kësja formule ai vendos ndryshimi rrënjësor që regjimi komunist i bëri  shoqërisë shqiptare.

Përmes një rrëfimi vetjak ndërthurur me një analizë historike, historiani Xhafer Sadiku do të na zbërthej në këtë episod të dosjes K, një nga plagët e rënda të diktaturës përdorimin e shkollës si një armë terrori mbi fëmijët e familjeve kundërshtare e përmes saj, krijimin e një shoqërie të indoktrinuar e të devijuar nga thelbi i saj.

Xhafer Sadiku ka lindur dhe është rritur në fshatin Shelq të dëshnicës së Përmetit.  Në familjene tij flitej gjiherë për patriotizmën e të parëve të tij, dhe përkundër klimës së ashpër të regjimit që i kishin vënë vulën e tmerrshme të kulakut që djep,  gjithsesi ai do të rritej si një fëmijë me vetëdije të lartë, duke i bërë ballë gjithçkaje me të cilën do ta përballte jeta në diktaturë.  

Ai tregon se i gjithë persekutimi që kishte nisur menjehrë pas luftës e nuk do të ndalej deri në ditët e fundit të diktaturës lidhej vetëm e vetëm me sfondin historik të familjes së tij dhe pozitën shoqërore që gëzonin të parët e tij.

Xhafer Sadiku: Zonat kodrinore-malore në fakt, në Shqipëri, të Shqipërisë, nuk është se kanë pasur diferencime të mëdha pronësore, sepse edhe për shkak të lidhjeve që fshatarët kanë me njëri-tjetrin, sepse vijnë pak a shumë nga një fis. Edhe kur ndahet prona, që ndahen vëllezërit, kur ndahen fëmijët, ndahet në mënyrë të barabartë dhe diferencën pastaj e bën vetëm puna ose numri i burrave që kishte në familje. Dhe kështu ishte edhe familja ime, familja e gjyshit dhe më andej,

Gjyshi i tij  Xhafer Sherif Shelqi, prej të cilit  Xhaferi  nuk ka trashëguar vetmë emrin por edhe karakterin e tij të papërkulur, la gjurmë te tij në ngjarjet kryesore të historisë së Shqipërisë.

Xhafer Sadiku: Kur ndodhën ato ngjarjet e mëdha të vitit 1912, pavarësia e këto të tjerat, duke qenë se ai ishte në moshë, në një moshë të caktuar nuk i mungonte trimëria, për ata që e kanë njohur dhe ashtu, ka marrë pjesë në ato kryengritjet e atyre viteve. Ka qenë pastaj duke mbrojtur territoret shqiptare në atë periudhë, ka marrë pjesë pastaj në Luftën e Vlorës në 1920-ën, jo thjesht si luftëtar, por ka qenë edhe organizator i asaj zone.

Po ashtu edhe gjatë viteve të Luftës së dytë Boyterore, Xhafer Sherif Shelqi, do të jepte kontributin e tij me gjithë influencën që ai kishte në atë zonë.

Xhafer Sadiku: Duke qenë pronar në kuptimin fshatar mbi të mesëm, po themi kështu, kanë qenë familje tradicionale por edhe kushdo që kalonte andej e kthenin atë për drekë, për, si të ndodhte, ose ktheheshin vetë ata: do takohemi me gjyshin e me këta, takoheshin, bisedonin për probleme, por në një moment Enver Hoxha tha që nuk po kishin dot shtrirje në tërë vendin dhe bënë një, u dërgoi këtyre, partisë së vet, u dërgoi një shkresë dhe u thoshte që nga zonat tuaja kemi shumë nacionalistë të pavarur që kanë bërë Luftën e Vlorës, - thoshte, -  e kanë bërë ndryshe, por tani tremben nga ne. Me këta, - thoshte, - duhet të afroheni që t’i bëni për vete, në një mënyrë, në mos të na ndihmojnë të paktën të mos na prishin punë. Një nga këta ishte edhe gjyshi im.

Xhaferi thotë se edhe i ati Dalani, do të ndiqte gjurmët patriotike të babait të tij dhe do të angazhohej pa kursim në vitet e Luftës së Dytë Botërore. 

Xhafer Sadiku: Kur ikën italianët nga këtu më 1943, në shtator, u krijua boshllëku, vakuum pushteti, se gjermanët erdhën, nuk u instaluan fare në Përmet ose në zonat kodrinore-malore. Ata vetëm rrugët donin edhe qytetet e mëdha. edhe kaq. Edhe u krijua boshllëku dhe krijuan një, këta, paria a çfarë ishin këta, krijuan çetat që quheshin çeta territoriale, që po t’i shikosh sot, sot nuk thonë, dikur, kur ishim ne të rinj, e përmendnin këtë: çetat territoriale, historiografia komuniste. Sot nuk e përmend më. Pse nuk e përmend? Se nuk i krijuan ata çetat territoriale, por i krijuan këta, patriotët. Si? P.sh., erdhën nja dy nga paria e asaj zone, erdhën te shtëpia e gjyshit tim dhe i thanë: nuk dalin gratë dot në punë, nuk shkojnë te çezma se na gjeti belaja me këta banditët, me këta, se vinin nga rrethet e tjera.

Xhafer Sadiku: Kohë lufte dhe kohë pa pushtet dhe vinin. Po, - tha ai, - bëni siç kemi bërë ne në vitet 1908-1912. – Çfarë keni bërë ju? – Kemi bërë këtë, - tha, - kemi krijuar çeta që mbronin, siç ishte çeta e Çerçiz dhe Mihal Gramenos, çeta për të mbrojtur territore, për të mbrojtur njerëzit. – O, ashtu? – Po. Unë jam plak vetë por po ju dërgoj tim bir, - tha. Kështu ka qenë.

Fundi i Luftës, dhe vendosja e regjimit komunist do të shënonte edhe nisjen e një prej periudhave më të vështira të historisë për gjithë fmailjet patriotike me influencë e  me histori të ngjashme si ajo e familjes së Xhafer Sherif Shelqit.

Xhafer Sadiku: Fituan komunistët dhe gjëja e parë që bënë, eliminuan ata, ata që kishin parinë lokale sepse do të instalonin pushtetin, por pushtetin nuk e instalonin dot në qoftë se ishin këta, sepse populli njihte këta, nuk i njihte këta, ishin të rinj nga mosha, pavarësisht propagandës që themi, jo lufta, se edhe luftën patriotët e kanë bërë në ’43-’44-ën, patriotët e kanë bërë.

Xhafer Sadiku: Donin t’u ulnin influencën dhe i goditën. I goditën ashtu dhe tani çfarë bënë? Bënë biografinë. Që në ’44-ën këta, në celulat komuniste u bënë biografinë njerëzve. Dhe andej nga zona e Dishnicës nga jam unë p.sh., nga 15 familje që kanë qenë për të mbrojtur Shqipërinë në vitet 12-14, nga 15 familje, 14 i bënë kulakë. 14 i bënë kulakë, vetëm njëri shpëtoi pa u bërë kulak. Kush është ai? Ai është gjyshi i regjisorit Gëzim Kame p.sh., meqë po ia përmend emrin se për mirë po ia përmend. Aliu ka qenë burrë i mirë dhe patriot dhe trim dhe të gjitha të tjerat. D.m.th. 14 të tjerët u bënë kulakë.

Xhafer Sadiku: Kulakë janë ata sepse gjyshi im ishte patriot, nuk e, d.m.th. edhe babai im ka qenë në Frontin Nacionalçlirimtar, ka qenë mitralier, nuk ka qenë me një pushkë druri si këta që mburren sot, sikur e kanë bërë këta luftën. Luftën e kanë bërë të parët tanë. Këtye që i skeduan, i bënë kulakë, nuk u jepnin të drejtën e arsimit të lartë. Edhe njëri nga ata jam edhe unë.

Xhafer Sadiku: Përfitoj nga rasti të flas në emër të atyre që janë si unë. Është, ka qenë një klimë terrori. Më bën të them që të mos kem asnjë fije respekti për asnjë mësues të brezit tim, të rinisë sime, të fëmijërisë sime, të adoleshencës dhe të rinisë sime. Asnjë fije respekti të mos kem, për asnjë. Ca militantë. Ne u ndodhëm, fëmijët, brezi ynë u ndodhëm midis dy lloje mësuesish: ishin mësues që ishin komunistë dhe që ishte 10-12% e arsimtarëve, ishin komunistë, dhe disa mësues të tjerë, një pjesë e mësuesve të tjerë që ishin të persekutuar, në kuptimin me njolla në biografi. Ata që ishin komunistë na urrenin për shkak ideologjie edhe pse ne ishim fëmijë dhe ishim fëmijë, edhe pse ishim nxënës të mirë, nxënës më të mirët. Personalisht kam qenë më i miri i shkollës. Dhe të tjerët na urrenin nga frika se mos i shikonin këta të tjerët dhe e ruanin veten. Nuk na mbanin afër fare, na mbanin të diferencuar. Këta na urrenin, këta na diferenconin. Unë kam qenë midis këtyre....

Xhaferi ka lindur në vitin 1954, dhe periudha që ai përshkruan i takon viteve ’60-të, por dokumnetet arkivore dëhsmojnë një klimë të tillë terrori që në vitet e para të diktaturës.

Ky dokument i vitit 1948 e dëshmon qartazi këtë klimë terrori në shkollat shqiptare të diktaturës ndaj fëmijëve të mijëra familjeve që regjimi i kishte etiketuar si armiq.

Raporti informativ, i Ministrisë së brendshme, dërguar Komiteitt Qendror,  me shënimin sekret, për disa shkolla në Shkodër, zbulon  si e ushqenin dhunën në shkollë si mjet për të nxitur e forcuar luftën e klasave, ku fjala rrahje, kapje për gryke, përplasja e kokës për muri, etj, artikulohej si diçka e zakonshme dhe normale.

Në një fragment të raportit shkruhet:

“u vendos që të përjashtoheshin deri 6 elementë reaksionarë nga organizata dhe të përgatitej terreni për rrahjen e këtyre elementëve nga nxënësit. Pas kësaj, elementët e tjerë reaksionarë më në dukje të kapeshin nga nxënësit e mirë të organizatës dhe të kërcënoheshin ashpër. Edhe drejtori duhej të kërcënonte disa profesorë reaksionarë dhe pas kësaj duhej t’i dorëzoheshin Komitetit Ekzekutiv që t’u hiqte vërejtjen edhe ky. Për të gjitha këto vendime Sekretariati i shkollës duhej të bënte planin se si do të procedonte”.

Pas këtij plani, rrahja publike dhe kërcënimet kishin sunduar shkollat e Shkodrës.

“...disa nxënës të rinj komunistë dhe anëtarë Partie në oborrin e shkollës kapin dhe rrahin disa elementë reaksionarë në dukje.

Pas kësaj, në dhomën e sekretariatit të shkollës nga presidenti, sekretari organizativ dhe shokë të tjerë të sekretariatit u thirrën afro 13 elementë reaksionarë ku u kërcënuan duke iu përpjekur kokën pas murit ose duke i zënë për gryke..”

 – shkruhet në raport, duke shtuar se dhuna ishte shtrirë edhe tek profesorët që cilësoheshin si element armik. “drejtori thirri disa profesorë reaksionarë dhe njërin e kërcënoi duke e kapur për hunde ose për gryke...”

 Fushata ishte pasuar me kundërshtimet që kishin hasur me familjet e këtyre nxënësve të cilët e kishin ndaluar vajtjen në shkollë të fëmijëve të tyre duke kërkuar siguri për ta.

Ndërsa Ministria e brendshme i propozon kupolës së rejgimit, një plan masash për vitin e ardhshëm që të kishin më shumë efikasitet në këto fushata dhune ndaj kundërshtarëve politik të regjimit, në të vërtetë të fëmijëve të tyre në shkolla....

Fundi i viteve ’50-të do të shënonte në familjen e Xhafer Sadikut, një ngjarje që do ta rëndonte gjendjen e tyre në familje dhe shoqëri. I Ati Dalani, do të burgosej, ps nëj vale të gjatë survejimesh që i bëheshin prej njerëzve të Sigurimt të shteitt.

Në raportet e sigurimit për vitin 1958, theksohej: “Sot si përpunim kryesor kemi vetëm Dalan Xhaferin nga katundi Shelq, ngritur në përpunim aktiv në vjetin 1957 për agjitacion e propagandë.

Është kulak dhe njeri me influencë jo vetëm për fshatin e tij por gjithë krahinën”. Dalan Xhaferin e arrestuan në korrik 1959 dhe e dënuan me 13 vjet burg.

Ai u burgos në vitin 59 dhe ka dalë në ’67-n, nga fundi i ’67-s. atëherë ishte, e thonë vetë ata, ishte presion se Sigurimi s’ka prova, - thoshte, drejtoria e Tiranës. – Jo, - thoshin ata të rrethit Përmet, - do ta fusim në burg. Vetëm se kishte, janë edhe histori më të vjetra, por që s’, janë të vjetra, është urrejtja për gjyshin, urrejtja që ai mbrojti Shqipërinë në ’14-n dhe në ’12-n. Ia kanë djegur 2 herë shtëpinë, 2 herë, se mbrojti fshatarët e krahinës së vet andej, se mos i thernin me thika. Atë e pagoi, unë të paktën e di, të tjerët nuk e dinë. Të tjerët nuk e dinë dhe e dinë se e ka bërë vetëm Enver Hoxha.

Enver Hoxha ishte vetëm një marionetë në duart e tyre, nuk ishte Enver Hoxha ndonjë njeri i thellë. Atë e bënin ata të tjerët, sepse natyrshëm njeriu pyet, këta që, kjo familje që luftohet me kaq egërsi, për çfarë? Si ka mundësi se nuk e pranon arsyeja një gjë, përderisa nuk e pranon arsyeja, si mund ta justifikoj unë goditjen ndaj tjetrit? Atëherë ishte një arsye tjetër, ishte kjo arsyeja dhe për këtë e dënuan edhe babanë tim.

Në kohën që i ati u burgos, Xhaferi ishte vetëm 5 vjeç dhe si fëmijë i duhej të përballej përveç me mungesën e të atiti dhe dhimbjen e emallin për të, edhe me urrejtjen ndja tij si fëmija i një armiku.

Xhafer Sadiku: Për fat të mirë, që në klasën e 5-të kam lexuar romane. Biblioteka ka qenë oazi im i lirisë dhe e kam mbaruar universitetin pas ’90-s. Nuk ishte puna se s’më lanë mua, por ata i kanë bërë dëm Shqipërisë. Ata i kanë bërë gjëmën Shqipërisë. Por kanë “shumë të drejtë” sepse askush nuk u ka kërkuar llogari, askush nuk ka bërë analizë.

Xhafer Sadiku: Kanë qenë më të egër se sekretarët e partisë, këta. Ndryshe ishte puna me mësuesit e lëndëve biologji-kimi, matematikë-fizikë, se kryesisht këta kishin ndonjë njollë vetëm në biografi. Kështu i strukturonte ajo. në vitet e para të regjimit komunist ka pasur shumë nxënës nga familjet si unë p.sh., si familja ime, që i kanë rrahur, i kanë rrahur organizatat e rinisë. Se në shkolla u krijuan organizatat e rinisë dhe organizatat e pionierëve. Sidomos organizata e rinisë ishte për të bërë terror në shkollë.

Dhe në vitin 64, në shkolla u ngrit edhe sistemi i rrjetit të Sigurimit të Shtetit, në shkolla, raportonin, ata kryesisht merreshin me mësuesit, raportonin njëri-tjetrin mësuesit, por raportonin edhe nxënësit. Fokusoheshin edhe te nxënësit që Sigurimi dhe Partia e Punës i quante rinia reaksionare. D.m.th. ne, unë s’isha fare anëtar rinie, se neve nuk na pranonin as në organizatën e pionierit as në rini, por ne quheshim rinia reaksionare.

Xhafer Sadiku: Disa nga ata mësues që kanë pasur njolla në biografi, siç e thashë edhe më lart, kanë qenë bashkëpunëtorët më kriminelë të Sigurimit të Shtetit dhe Autoriteti i Dosjeve që kemi sot ne, nuk i përmend fare, nuk i ka përmendur asnjëherë, i jep ndonjë dekoratë ndonjërit që ka qenë i persekutuar, por nuk përmendin fare këta persekutorët. Se nuk ka qenë thjesht ai komunisti atje në fshat, ai që punonte atje me mua gjithë ditën, nuk ishte ai ai që të dëmtonte. Unë me ata kam punuar por s’më kanë dëmtuar ata gjatë kohës së komunizmit sepse mbaja distancën, thjesht lexoja, kaq. Kisha mikrobotën time, nuk merresha me ata. Por ishin këta, që për të përfituar për vete, për të rregulluar biografinë për vete, nuk e kishte problem të të fuste ty në varr, pa bërë asgjë. Kjo ishte situata që unë e kam përjetuar në atë periudhë, në periudhën e shkollës.

Pastaj është një jetë e tërë, një kalvar i gjatë mundimesh, që njerëzit nuk e dinë se si, se çfarë përjetonte zemra e njeriut, e një fëmije.