OBSH ndryshon sërish rekomandimet për mbajtjen e maskës...e domosdoshme edhe për fëmijët mbi 12 vjeç

OBSH ndryshon sërish rekomandimet për mbajtjen e maskës...e domosdoshme edhe për fëmijët mbi 12 vjeç

OBSH-ja ka lëshuar rekomandimin e saj më të fundit lidhur me maskat si një prej elementëve mbrojtës nga infeksioni i koronavirusit.

Sipas autoriteteve të Organizatës, mbajtja e maskës tashmë është e domosdoshme për fëmijët e moshës 12 vjeç e lart, veçanërisht kur kur mes tyre nuk mund të garantohet distanca prej të paktën një metër nga të tjerët dhe nëse transmetimi në zonën ku ata ndodhen është i lartë.

Në fakt, që nga shpërthimi i pandemisë Covid-19, agjensia e OKB e specializuar në shëndetësi, e themeluar në vitin 1946 dhe me qendër në Gjenevë, e udhëhequr tani nga Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka ndryshuar orientimin e saj disa here.

Më 6 prill, kur virusi ishte zbuluar tashmë, OBSH deklaroi se maskat ishin thelbësore vetëm për të sëmurët dhe personelin shëndetësor, kurse për të tjerët nuk ishte e rekomandueshme.

"Nuk ka prova të mjaftueshme shkencore që maska mund ​​të ndihmojë në shmangien e infeksionit" - u shpreh që më 25 shkurt, këshilltari i OBSH-së Walter Ricciardi. Dy muaj më vonë, më 6 qershor, ekspertët ndërkombëtarë ndryshuan rekomandimin… " Maskat shërbejnë për të mbrojtur veten dhe të tjerët".

Ky “ndryshim rregullash” rikthen dhe njëherë debatin për mbajtjen e maskës në një kohë kur pandemia ka marrë përmasa globale dhe të gjitha përpjekjet janë të fokusuar te gjetja e vaksinës.

Sipas një studimi të kryer në fushën e pediatrisë, në funksion të rihapjes së shkollave, fëmijët mendohet se janë shpërndarës të heshtur të koronavirusit 

“Në rast të një infeksioni asimptomatik, fëmijët mund të kenë një ngarkesë virale shumë të lartë që nga ditët e para, madje edhe më të lartë se ajo e të rriturve të shtruar në kujdesin intensiv”, vunë në dukje shkencëtarët e Spitalit të Përgjithshëm të Massachusetts, në studimin e botuar në Gazetën e Pediatrisë, të kryer mbi 192 fëmijë dhe të rinj nën 22 vjeç.

“Gjatë kësaj pandemie, ne testuam lëndë simptomatike, kështu që arritëm në përfundimin e gabuar që shumica e të infektuarve ishin të rritur. Megjithatë rezultatet tona tregojnë se fëmijët nuk janë të mbrojtur nga virusi. Ne nuk duhet t’i injorojmë ata si përhapësit e mundshëm të virusit”, tha pediatri italian Alessio Fasano.

Për të gjitha këto arsye, autorët e studimit theksojnë se, nëse shkollat ​​rihapen pa masat e nevojshme, ka të ngjarë që fëmijët të luajnë një rol edhe më të rëndësishëm në pandemi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni