Një nga pronarët e kompanive më të rëndësishme të tekilës, Fernando Altamirano, prodhimet e të cilit njihen ndërkombëtarisht, prezantoi në Mexico City krijimin e tij më të ri të konsideruar si shishja më e shtrenjtë e mescal-it në botë. Me këtë shishe ai shënon suksesin e 20 viteve në këtë biznes si dhe aftësitë e tij artistike.
Për të krijuar këtë shishe të veçantë të punuar me kristal dhe të larë me paltin 100% të pastër, atij ju deshën më shumë se dy vjet punë. Në konferencën për shtyp që mbajti për prezantimin e shisheve për publikun e gjërë dhe në marrjen e çmimit Guiness ai deklaroi se shishja ishte shitur me një çmim preh 55,000 eurove nga një klient francez.
Altamirano tha se shishja është quajtur “Magjia e Shaman-it” dhe është shishja më e shtrenjtë, më ekskluzive dhe më fine e shisheve të verërave dhe pijeve alkolike në botë, dhe për më tepër është shishja e vetme si objekt artistik që përmban Mezcal të Zi. Kjo pije, një lloj tekile, ka 47% alkool dhe prodhohet nga 100 % nga bima e agaves në jug-perëndim të rajonit të Oaxaca. Për vitin 2014-të ajo është një nga 400 shishet e vetme të markës, me një prodhim të limituar.
Altamirano u shpreh gjithashtu se ndihej shume i lumtur për sukseset që kishte arritur në karrierën e tij, ku kjo shishe përfaqësonte çmimin e tretë Guiness të fituar mbi krijimet e veçanta që ka bërë. Ai ja dedikoi këtë sukses të gjithë bashkëpunëtorëve të tij më të afërt. Bashkë me krijimin e tij më të ri në tavolinë ishin shfaqur dhe shishe të tjera tekile, konjaku dhe uji, që kanë fituar famë dhe prestigj ndërkombëtar duke e ngjitur në rangun e markave më të njohura të pijeve.
Shpirti i traditës Meksikane, famëkeqe si pija e nxehjes së të varfërve dhe për krimbin që ndodhet brenda në shishe, është kthyer së fundmi në trend dhe art.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com