Rekord 'Guinness' me dosjen e hetimeve të vrasjes së Altin Balliu! Gjykata i kërkon akuzës eksperimentin hetimor

Rekord 'Guinness' me dosjen e hetimeve të vrasjes së Altin Balliu! Gjykata i kërkon akuzës eksperimentin hetimor

Autori Olgert Mustafa dhe viktima Altin Balliu

Dosja e vrasjes së të riut, Altin Balliu, në 17 janar 2019 në qytetin e Korçës, është kthyer për herë të tretë nga gjykata në prokurori, pasi kjo e fundit nuk ka arritur të kryejë një hetim të plotë dhe gjithëpërfshirës, për të pandehurin Olgert Mustafa. Kjo dosje duhet të hetohej me imtësi të plotë për shkak se kemi të bëjmë me një viktimë të pafajshme dhe nga ana tjetër, me një autor përsëritës të krimit të rëndë të vrasjes, pasi më parë ka qenë i dënuar me 12 vite burgim për “Vrasje me dashje” të mbetur në tentativë në dëm të Marko Hysollit. Por hetimet e paplota të prokurorisë për rastin e vrasjes së Altin Balliut, duket se kanë çeduar në gjykatë, ku për herë të tretë ajo ka kthyer mbrapsht dosjen penale, për plotësim të hetimeve. Ky është rasti i parë deri më tani, që një çështje penale ku bëhet fjalë për marrjen e jetës së një njeriu të pafajshëm, të kthehet plot tre herë nga gjykata në prokurori për të hetuar dhe sërish nuk arrihet që kjo dosje të plotësohet.

Dosja penale dhe mjaft e ndjeshme dhe për familjarët e viktimës, është kthyer tashmë si “barsoletë” në korridoret e prokurorisë së Korçës, ku kjo çështje hetimore është e denjë për të hyrë në rekordin “Guinness”. 8 muaj pas mbylljes së hetimeve, gjykata kërkon sërish hetime shtesë nga prokurori i çështjes, pasi shumë të dhënë hetimore mungojnë në dosje.

Dy vendime kthimi për ri-hetim janë marrë nga gjyqtarja Fjorela Davidhi dhe i fundit është marrë në shkurt 2020 nga gjyqtarja Sonjela Voskopi. Në vendimin e saj gjyqtarja Voskopi, i kërkon prokurorit të çështjes të kryejë veprime shtesë dhe të ndërtohet plan-vendosja e autorit të krimit Olger Mustafa dhe 6 personave të tjerë, përfshirë dhe viktimën Altin Balliu. Gjykata i kërkon prokurorisë që nëpërmjet këtyre dy ekspertëve kriminalistë të hartojë një skicë, të shoqëruar me shpjegimet dhe përshkrime përkatëse, duke qartësuar vendndodhjen e kufomës në raport me vendndodhjen e mjeteve të dëmtuara me predhë nga arma e zjarrit, të përcaktohet vendndodhja e tre gëzhojave të gjetura në raport me pozicion e viktimës e shumë veprime të tjera hetimore. Gjithashtu kërkohet dhe përcaktimi i këndit dhe drejtimit të qitjes që ka bërë autori i krimit në këtë ngjarje kriminale.

E gjithë beteja ligjore tashmë nuk po bëhet për provueshmërinë e autorësisë së këtij krimi të rëndë të ndodhur në Korçë vetëm 17 ditë pas Vitit të Ri 2019, por për mënyrën e kualifikimit të akuzës, ku prokuroria pretendon se kemi të bëjmë me “Vrasje me dashje” dhe jo “Vrasje në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave. Të dyja këto vepra penale kanë masë të ndryshëm dënimi, ku me akuzën e “Vrasjes me dashje” që e ka çuar prokuroria, autori i krimit përfiton një dënim shumë më të ulët nga akuza tjetër që pretendojnë familjarët e viktimës.

Pjesë nga dosja e hetimeve të vrasjes së Altin Balliut

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja