Rekord i ri Guinness, 2.500 gra zhvishen në plazh për bamirësi

Rekord i ri Guinness, 2.500 gra zhvishen në plazh për bamirësi

Femra nudo në plazhet Irlandeze

Më shumë se 2.500 gra janë zhveshur në një plazh të Irlandës për të thyer kështu rekordin botëror për larjen pa rroba në det.

Plazhi i Magheramores, në jug të qytetit Wicklow, ishte vendi “mikpritës” i shfaqjes vetëm për femra mëngjesin e së shtunës.

Përpjekjet e plot 2.505 grave vendosën kështu një rekord të ri “Guinness”, duke thyer atë që ishte vendosur në vitin 2015, kur plot 786 vetë hoqën rrobat në “South Beach” të Perthit në Australi.

Shfaqja shënoi gjithashtu vitin e gjashtë të notimit pa rroba me qëllime bamirësie, një nismë e Deirdree Featherstone, kur kjo e fundit po i nënshtrohej një trajtimi kundër kancerit të gjirit.

Më shumë se 150 mijë euro janë grumbulluar deri më sot për fëmijët që vuajnë nga kanceri, ndërsa fondet e mbledhura nga shfaqja e së shtunës shkuan për “Aoibheann’s Pink Tie”, një organizatë bamirëse për fëmijët me kancer.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar