Rekord i ri i numrit të emigrantëve të paligjshëm në brigjet italiane, 2 mijë persona mbërrijnë brenda 24 orëve

Rekord i ri i numrit të emigrantëve të paligjshëm në brigjet italiane, 2 mijë persona mbërrijnë brenda 24 orëve

Emigrantë të paligjshëm në Itali

Numri i lartë i emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë në brigjet italiane, vijon të jetë qendër të vëmendjes së opinionit public si dhe një problem kryesor për qeverinë e Melonit.

Sipas shifrave të raportuara nga mediat italiane, mbi 2 mijë emigrantë të paligjshëm mbërritën në ishullin e Lampedusas të premten duke vendosur një rekord të ri brenda 24 orëve.

Qindra emigratë zbarkuan edhe në Kalabri. Ndërsa agjencitë shtetërore kanë raportuar se gjatë natës, janë zbuluar edhe dy varka të cilat transportonin dhjetëra emigrant që vinin kryesisht nga Guinea, Mali, Bregu i Fildishtë si dhe Burkina Faso.

Ndërkohë brenda 24 orëve, janë shpëtuar rreth 600 emigrantë të cilët rrezikonin të mbyteshin pasi varka me të cilën udhëtonin po fundosej për shkak numrit të madh që mbante.

Në shkurt një tragjedi u regjistrua në brigjet e Cutros në Itali, ku 62 emigrantë të paligjshëm humbën jetën pasi anija e peshkimit me të cilën udhëtonin rreth 180 persona, u përmbys.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?