Rekord i Sergio Ramos, më i
ndëshkuari i Champions League

Rekord i Sergio Ramos, më i<br />ndëshkuari i Champions League<br>
Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos, ka thyer mbrëmë një rekord, kësaj here negativ.
Statistikat e vërtetojnë këtë. Ai tashmë është zyrtarisht lojtari më i ndëshkuar i historisë së Champions League, pasi ka marrë një tjetër karton ndaj PSG-së.

Ramos ka kaluar ish-mesfushorin e Manchester United, Paul Scholes, me 37 kartonë në këtë kompeticion, kur u ndëshkua nga Feli Brych.
Një faull ndaj fantazistit argjentinas Javier Pastore bëri që Ramos të shihte arbitrin me kartonin e verdhë.
Spanjolli tashmë ka 37 kartonë në total, duke përfshirë tre kartonë të kuq.

a.m/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron