Shifra alarmante në Greqi/ Rekord infektimesh, 6700 të prekur dhe 59 viktima në 24 orët e fundit

Shifra alarmante në Greqi/ Rekord infektimesh, 6700 të prekur dhe 59 viktima në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

Shifrat me koronavirus në Greqi janë alarmante. Mësohet se 6700 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Ky është numri më i lartë i të infektuarve në shtetin fqinj, që prej fillimit të pandemisë.

Fatkeqësisht, mësohet se 59 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit. Numri i përgjithshëm i tyre që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 16,050.

Aktualisht, sipas raportimeve të autoriteteve shëndetësore në vend, në intubim po trajtohen 434 persona. Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 321 pacientë.

Ekspertët e sëmundjeve infektive, kanë njoftuar se do të merren masa të reja shtrënguese për të menaxhuar valën e pandemisë, e cila duket të jetë agresive. Gjendja epidemiologjike është përkeqësuar muajit e fundit, pas shfaqjes së variantit delta, i cili ka fuqinë të përhapet me shpejtësi.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave