Ndërsa ShBA është ende nën 'ankthin' e zgjedhjeve presidenciale, kronavirusi vijon të shënojë rekorde të frikshme.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin u regjistruan 127 mijë raste të reja.

Kjo e çon numrin e përgjithshëm të rasteve në ShBA në gati 10 milion.

Amerika është vendi më i prekur nga koronavirusi në të gjithë botën teksa numri i viktimave ka kaluar mbi 236 mijë.