Franca shënon rekord të infektuarish me COVID, mbi 60 mijë raste në 24 orë

Franca shënon rekord të infektuarish me COVID, mbi 60 mijë raste në 24 orë

Foto ilustruese

Franca regjistroi një rekord të infektuarish me COVID këtë të premte. Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin u regjistruan 60,486 raste të reja të konfirmuara.

Rastet e reja çuan numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 1.66 milion, një shifër që afrohet me Rusinë, e cila ka 1.73 milion raste.

Ministria gjithashtu raportoi 828 viktima të reja nga koronavirusi, duke përfshirë 398 vdekje në spitale gjatë 24 orëve të fundit dhe 430 vdekje në shtëpi sociale.

Numri më i lartë i viktimave COVID-19 të raportuara në një ditë në Francë ishte 1,438 më 15 prill.

Numri i pacientëve në terapi intensive me COVID-19 u rrit me 101 në 4,331, rritja më e vogël në gjashtë ditë.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë