Rekord infektimesh nga koronavirusi në Greqi, 22 mijë raste të reja në 24 orët e fundit! Priten masa të reja anti-COVID

Rekord infektimesh nga koronavirusi në Greqi, 22 mijë raste të reja në 24 orët e fundit! Priten masa të reja anti-COVID

Foto ilustruese

Greqia ka regjistruar shifra rekord infektimesh nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Raportohet se 22 mijë qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID. Greqia njoftoi dje për masa të reja që kanë për qëllim frenimin e koronavirusit, përfshirë edhe përhapjen e variantit Omicron.

Masat, që do të jenë në fuqi nga 3 deri më 16 janar, kryesisht kanë për cak objektet argëtuese të natës. Ekspertët shëndetësorë thonë se Omicron është më i transmetueshëm sesa variantet paraprake të koronavirusit.

Dy studime kanë gjetur se ky variant ka gjasa të shkaktojë sëmundje më të lehtë krahasuar me variantin Delta. Me këto të dhëna, sipas asaj që ka deklaruar më herët ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris, ditën e nesërme pritet të vendosen masa të reja që do të jenë në fuqi edhe në natën e ndërrimit të viteve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore