Rekord infektimesh nga COVID-19 në Irlandë, pritet të ashpërsohen masat kufizuese

Rekord infektimesh nga COVID-19 në Irlandë, pritet të ashpërsohen masat kufizuese

Foto ilustruese

Kabineti në Irlandë do të takohet ditën e sotme për të folur në lidhje me mundësinë e ashpërsimit të masave anti-COVID, pasi ka regjistruar numrin më të lartë të infektimeve nga virusi që nga fillimi i pandemisë .

Kabineti pritet të rivendosi kufizimet e nivelit të 5, që do të thotë vendi do të kalojë në karantinim të plotë.

Niveli i 5 konsiston në mos lejimin e vizitorëve në shtëpi, ndalimin e grumbullimeve përveç se në raste vdekjesh dhe dasmash, sigurisht me kufizimin e numrit të personave të lejuara deri ne 6.

 Aktivitetet sportive janë kategorikisht të ndaluara. Baret, restorantet dhe kafet janë të mbyllura dhe e vetmja mundësi e marrjes së shërbimit të tyre është përmes “take and go”, qe do të thotë të marrësh shërbimin dhe të largohesh menjëherë. Ndalohen udhëtimet dhe transporti publik do të kufizohet.

Qeveria dëshiron që shkollat të mbeten të mbyllura, ndërkohë, ndërkohë që sindikata e mësuesve të fillores, pretendojnë se shkollat fillore duhet të qëndrojnë të mbyllura.

Megjithatë pritet vendimi pasi mbledhja të ketë përfunduar.  

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër