Rekord viktimash në Kosovë, 19 humbje jete dhe 711 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Rekord viktimash në Kosovë, 19 humbje jete dhe 711 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

KOSOVË- 24 orët e fundit kanë shënuar një bilance të rëndë për Kosovën, 19 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, duke e çuar në 904 numrin e viktimave nga fillimi i pandemisë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 4 raste , Prizren 4 raste , Vushtrri 2 raste , Drenas 1 rast , Ferizaj 1 rast , Fushë-Kosovë 1 rast , Gjakovë 1 rast , Klinë 1 rast , Malishevë 1 rast , Pejë 1 rast, Prishtinë 1 rast , Skenderaj 1 rast .

Ndërkohë janë shënuar edhe 711 raste të reja, duke çuar në 33.588 numrin total të të infektuarve.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 309 raste, Pejë 63 raste, Ferizaj 33 raste, Lipjan 30 raste, Gjilan 29 raste, Podujevë 29 raste, Gjakovë 28 raste, Prizren 22 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Klinë 18 raste, Deçan 14 raste, Suharekë 14 raste, Kaçanik 11 raste, Obiliq 11 raste, Istog 10 raste, Kamenicë 10 raste, Malishevë 10 raste, Shtime 9 raste, Viti 9 raste, Rahovec 8 raste, Drenas 6 raste, Graçanicë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Hani i Elezit 3 raste, dhe me nga 1 rast Dragash, Mitrovicë, Novobërdë.

Gjatë 24 orëve të fundit, u shëruan 721 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 12.191 persona.

Autoritetet shëndetsore bëjnë thirrje për respektimin e masave të sigurisë dhe distancimin social. 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Kimete Berisha: Gruaja misterioze!

Kimete Berisha: Gruaja misterioze!