KOSOVA- Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar 174 raste të reja pozitive me COVID-19 dhe vetëm 1 viktimë.
Numri i infektimeve dhe viktimave në raport me ditën e djeshme është ulur, pasi dje janë shënuar 184 raste pozitive me koronavirus dhe 7 viktima.
Numri i pacientëve të shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orët e fundit është 445, një shifër e cila e kalon përsëri numrin e infektimeve në vend.
Sipas ISHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 80 raste, Mitrovicë 17 raste, Ferizaj 14 raste, Gjilan 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Vushtrri 8 raste, Podujevë 7 raste, Suharekë 6 raste, Prizren 4 raste, Gjakovë 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste, Pejë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe nga një rast komunat Istog, Klinë, Malishevë, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Skenderaj dhe Viti
Numri total i infektimeve nga koronavirusin në vend ka shkuar 51,502, ndërkohë që numri që numri i viktimave është 1,336 që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.
Qeveria kosovare së fundmi ka ndërmarrë masa të reja anti-COVID, në kuadër të festave të fundvitit dhe me qëllim minimizimin e infektimeve në vend.
Ndërkohë vaksina në Kosovë, siç ka konfirmuar edhe presidentja në detyrë Vjosa Osmani, do te jetë në dispozicion të qytetarëve në prill.
Kosova, ka arritur të ketë një qëndrueshmëri për sa i përket situatës epidemiologjike, pasi numri i infektimeve dhe viktimave në vend gjithnjë ulen.
Komente








