Vjosa Osmani: Do të marrë vaksinën anti-COVID, pritet te jetë në Kosovë pas prillit

Vjosa Osmani: Do të marrë vaksinën anti-COVID, pritet te jetë në Kosovë pas prillit

Vjosa Osmani gjatë konferencës për mediat

KOSOVA- Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë për mediat, pasi ka vizituar Klinikës e Infektimit është shprehur se vaksinat anti-COVID pritet të vijnë në vend pas muajit prill.

Osmani tha se ka diskutuar me ndërkombëtarët, të cilët kanë ofruar ndihmën e tyre kundrejt Kosovës për sa i përket vaksinës për koronavirusin. Ajo shtoi se BE-ja ka futur Kosovë në COVAX.

“Unë kam diskutuar me një numër të madh të parterëve ndërkombëtarë që kanë ofruar ndihmën e tyre. BE e ka futur Kosovën në COVAX. Mendoj që kemi vonesa që nuk do të duhej të arsyetoheshin. Ne do të kërkojmë përgjegjësi nga Qeveria se pse ne nuk jemi të përgatitur. Pritet që vaksinat të vijnë dikur tek pas prillit. Edhe pse e kam kaluar virusin unë do të vaksinohem me të”, tha Osmani.

Ajo tha se sapo vaksina të jetë në Kosovë, të parët që do të vaksinohen do të jenë punëtorët e shëndetësisë, më pas gjithë të tjerët.

“Prioriteti mbi prioritetin për ne, është të vaksinohen punëtorët e shëndetësisë, personat mbi 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike“, tha ajo.  

Presidentja në detyrë foli edhe në lidhje me rastin e Serbisë, e cila ka dhënë disa nga vaksinave për kornavirusin në veri të Kosovës, ku sipas saj kjo është një shkelje e marrëveshjes së lidhur në Uashington me Kosovën dhe se me këtë veprim ajo ka treguar se është vetëm nënshkruese e marrëveshjeve e jo zbatuese e tyre.

“Ne jemi njoftuar se institucionet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, kjo është shkelje flagrante nga Serbia. Kjo dëshmon që Serbia është vetëm nënshkruese e jo zbatuese, por është edhe mungesë e institucioneve, po shfrytëzohet për destabilizimi të situatës”, tha ajo.

Situata epidemilogjike ne Kosovë, duket sikur është e qëndrueshme pasi kohët e fundit numri i infektimeve dhe viktimave në vend ka pësuar një ulje. Qeveria ka marrë edhe masa të reja anti-COVID në kuadër të festave të fundvitit me qëllim mbajtjen e situatës nën kontroll edhe në këto nivele të mira.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë