“Gjatë fazës së paraporsive online, sasia fillestare e iPhone 7 Plus në të gjitha ngjyrat, dhe model iPhone 7 Jet Black janë mbaruar dhe nuk do të jenë të disponueshëm nëpër dyqane”, thuhet në këtë njoftim.
iPhone e rinj janë shitur në fazën e paraporsive online në një kohë rekord e për këtë arsye ka mbetur vetëm një sasi e limituar e modeleve iPhone 7 ngjyrë argjendi, floriri, floriri rozë dhe të zi opak do të jenë në dispozicion të klientëve që do të paraqiten në dyqanet Apple.
Megjithatë nuk mungojnë edhe këtë herë, në gjithë botën, personat që mbajnë rradhën para një “Apple Store”. Ka dhe nga ata persona që nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale lajmërojnë se e shesin ‘radhën’ e tyre kundrejt një pagese të majme.
Redaksia Online
(B.K/shqiptarja.com)