TIRANË- E shtuna ka shënuar një rritje rekord të numrit të të prekurve me COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, shifër e cila nuk është regjistruar as atëherë kur është cilësuar "piku i pandemisë". 48 raste janë konfirmuar pozitiv me koronavirus në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, e ndërsa ka pasur një rritje të të shtruarve në spital, 4 më shumë se dje. Ndërkohë, hartës së qyteteve të prekura është shtuar edhe Gjirokastra, ku ditën e sotme ka shënuar rastin e parë.
Shpërndarja e rasteve të reja është: 24 raste në Tiranë, 8 në Krujë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 2 Lezhë, 2 Pukë, 3 Kamëz, 1 Gjirokastër, 1 Elbasan. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar vetëm 5 qytetarë dhe vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv. Aktualisht në spitalin infektiv, i vetmi spital COVID-i, po marrin shërbim 52 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 389 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.
Ministria e Shëndetësisë vijon apelin për qytetarët dhe bizneset që të respektojnë masat e marra, edhe pse referuar deklaratës së ministres të dhënë disa ditë më parë, këto shifra janë brenda pritshmërie. "Ditët e fundit është vënë re rritje e numrit të rasteve në disa aktivitete biznesi, në institucione të ndryshme, në pjesëmarrje në ceremoni mortore dhe grumbullime. Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët, bizneset, që në mënyrë strikte të respektojnë zbatimin e masave të rekomanduara: distancën fizike, përdorimin e maskave në shërbim dhe kur nuk është e mundur të respektohet distanca, higjienën personale, dezinfektimin e ambienteve, ajrosjen e tyre, në menyrë që të kufizohet përhapja e Covid19. Do të vijojë bashkëpunimi me forcat e rendit për kontrollin e vazhdueshëm për zbatimin e karantinës të qytetarëve të konfirmuar pozitive që janë pa shenja dhe që duhet të respektojnë detyrimin për të qëndruar të izoluar. Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve", njofton ministria.
Megjithatë, kryeministri Edi Rama ka dhënë paralajmërimin se nëse nuk do të ketë një ndryshime të sjelljeve të qytetarëve dhe bizneseve, atëherë do të rikthehet karantina. Report Tv e ka ngritur si shqetësim se me lehtësimin e masave, autoritetet shtetërore nuk kanë ushtruar kontrolle të efektshme në të gjitha njësitë tregtare, lokalet e restorantet dhe gjithçka tjetër që u rihap për disntancimin sociale dhe masat e tjera, ndërkohë që kanë lënë mënjanë fushatën sensibilizuese për qytetarët. Ky neglizhim është shoqëruar edhe me raste të shumta në 24 orë, ku çdo ditë thyer rekordin e një dite më parë.
COVID-19 – Statistika (13 Qershor 2020)
Testime totale 20132
Raste pozitive 1464
Raste të shëruara 1039
Raste Aktive 389|
Humbje jete 36 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 220
Shkodër 45
Krujë 40
Kamëz 26
Durrës 19
Pukë 9
Lushnje 6
Vlorë 6
Elbasan 4
Lezhë 3
Fier 3
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Berat 1
Ura Vajgurore 1
Gjirokastër 1
Harta e përditësuar e COVID-19 në vendin tonë
Shtatë raste pozitive me koronavirus janë shënuar në Shkodër ditën e fundit. Dy prej këtyre rasteve janë punonjës të një fasonerie, ndërsa të tjerët janë kontakte të rasteve të mëparshme, por mes tyre raportohen edhe raste të reja.
Këta janë tamponë të kryer pak më herët se 24 orët e fundit, por do të raportohen në të dhënat e ditës së nesërme që bëhen të ditura nga Ministria e Shëndetësisë.
Për herë të parë, Gjirokastra ka shënuar rastin e parë me COVID-19. Gazetari i Report Tv, Piro Nase raporton se ky rast është i importuar nga kryeqyteti, ku 47-vjeçari ka qenë i shtruar në QSUT, ku dhe mendohet të jetë infektuar. Mësohet se u është marrë tamponi familjarëve dhe rasteve të kontaktit që ka pasur 47-vjeçari, pasi duke qenë se nuk kishte shfaqur simptoma menjëherë ai ka lëvizur i lirë në qytet.
Qyteti i Elbasanit ka regjistruar një rast të ri me koronavirus. Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi raporton se është infektuar me COVID-19 një qytetar i komunitetit rom. Ai ka qenë i shtruar në QSUT, ku mendohet të jetë i infektuar.
Në qytetin e Durrësit janë regjistruar 3 raste të reja me koronavirus.
Report Tv mëson se bëhet fjalë për 2 pjesëtar të një familjeje, rast kontakti, e ndërsa rasti i tretë është një punonjës në Bashkinë e Durrësit.
Ndërkohë, ditën e sotme të gjithë punonjësit e Bashkisë, që kishin kontaktet me të infektuarin, do t'i nënshtrohen testit.
Kruja ka shënuar gjatë 24 orëve të fundit 8 raste të reja.
Gazetari i Report Tv, Julian Shota raporton se rastet e reja janë persona kontakti të të infektuarve të mëparshëm.
Me lehtësimin e masave, Kruja u rikthye në mesin e qyteteve më të infektuara në Shqipëri. Vatra më e madhe në këtë qytet kanë qenë në fasoneri.
Përgjegjêsi e qeverisë! Vetëm nga përdorimi i detyrushēm i maskave sot do të kishim 40% mê pak të infektuar!
PërgjigjuJepini keshtu pa zbatuar masat se do e hani qafen e pates me duket....u duket shaka....
PërgjigjuNjerez pa pik pergjegjesie
Përgjigju