Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 3 viktima dhe 655 raste të reja pozitive. Nga 4499 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 655 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 247 raste në Tiranë, 46 në Durrës, 39 në Vlorë, 35 në Fier, 29 në Lushnje, 26 në Lezhë, 24 në Elbasan, 16 në Shkodër, 15 në Sarandë, nga 14 raste në Berat, Kamëz, 13 në Dibër, 12 në Kurbin, nga 9 raste në Mat, Gjirokastër, Gramsh, nga 8 raste në Krujë, Kavajë, Delvinë, 7 në Bulqizë, nga 6 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Kuçovë, Patos, 5 në Kukës, 4 në Korçë, nga 3 raste në Devoll, Përmet, Tepelenë, Klos, Skrapar, nga 2 raste në Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Belsh, Cerrik, nga 1 rast në Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Selenicë, Malësi e Madhe, Prrenjas, Kolonjë, Poliçan, Libohovë.
Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 68-80 vjeç.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 273 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 356 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37,327 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.
COVID-19 – Statistika (09 Janar 2021)
Raste të reja ditore 655
Të shëruar në 24 orë 356
Të shtruar në spitale 273
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 4499
Testime totale 288,807
Raste pozitive 63,033
Raste të shëruara 37,327
Raste Aktive 24,473
Humbje jete 1233
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14161
Fier 1779
Shkodër 1321
Durrës 1266
Lezhë 992
Vlorë 956
Korçë 899
Elbasan 890
Berat 789
Dibër 563
Gjirokastër 461
Kukës 396
Po vfar sondazhi esht ky ju lutem....njerzit e ndershem te pa lyer ikin...fajin e ka iliri monika e gjith hajdutet e tjer qe nga i vogli deri ilir floriri qe sa degjonim me lsi....sinonim i vjedhjes...pd sinonim i vrasjes vjedhjes ...ps sinonim i ndertimit mirqenies prespioritetit zhvilloimit....
Përgjigju