Rekordet e Champions-it, arsyeja përse Ronaldo po lë United! At.Madrid kërkon CR7, tifozët dalin kundër klubit spanjoll

Cristiano Ronaldo është i dëshpëruar ti bashkohet një klubi që luan në Champions League dhe kjo është arsye përse nuk bashkohet me Manchester United. Së fundmi 37-vjeçari, fitues i 5 herë ‘Topit të Artë’, është i lidhur me një transferim te Atletico Madrid, pasi skuadra spanjolle ka shanset për t’ia dalë për trofeun me ‘veshë të mëdhenj’.

Gjithsesi sipas ‘daily mail’ ky transferim ka një pengesë të madhe, tifozët e klubit ‘el colchonero’, pasi Ronaldo urrehet nga disa prej tyre. Kjo për faktin se portugezi ka shënuar më shumë gola ndaj Atletico Madrid se ndaj çdo skuadre tjetër. Madje në 2019 kur i eliminoi me Juventusin iu bëri me shenjë se ai ka fituar 5 Champions League, ndërsa Atletico asnjë.

Në 35 ndeshje kundër ekipit të Simeone-s Ronaldo ka shënuar 25 gola, ndërsa deri më tani ka 15 gola më shumë se Messi në Champions League. Për më tepër CR7 ka 6 ndeshje më shumë në këtë kompeticion se Iker Casillias, ndjekësi më i afërt. Këto janë shifra që Ronaldo do ti zmadhojë dhe United po mësohet me idenë se do ta humbasë.

Në sezonin e fundit në Premier League, edhe pse 37 vjeç, Ronaldo realizoi 18 gola dhe dhuroi 3 asiste me Manchester United.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët