Rekordi i CO2 në ajër shënon
Epoken e re të klimës

Rekordi i CO2 në ajër shënon<br />Epoken e re të klimës
Viti 2015  ishte viti i parë në historinë e njerëzimit ku prezenca e substancave të karbonit në atmosferë kaloi masën prej 400 pjesë për milionë. Lajmi  u konfirmua nga organizatat botërore e Meterologjisë, e cila më tej shtoi se, viti 2016 është më i nxehti i të gjitha kohërave.

Ndërsa emetimet e njeriut në CO2 mbetën mjaft statike në mes të vitit 2014 dhe 2015, duke sjellë fillimin e një fenomeni të fortë si El Niño që u shkaktua pikërisht nga nga kulmi i këtij gazi në atmosferë.

Kjo për shkak se kushtet e thatësirës në rajonet tropikale të prodhuara nga El Nino do të thotë se bimësia ishte më pak në gjendje për të absorbuar CO2.
Ka pasur gjithashtu dhe raste të shpeshta zjarri që u shkaktuan nga thatësirat e mëdha.

Në një monitorim në atmosferë nga stacioni i Mauna Loa, Haëaii, nivelet e CO2 ranë në 400 milionë (ppm), që do të thotë 400 molekura të CO2 për cdo 2 milion molekula në atosmoferë.

Organizata bëri me dije se përmbajtja e dioksidit të karbonit do të qëndrojë në nivele të tilla gjatë të gjithë vitit dhe nuk do të ulet për vite të tëra.  

Studimi thekson edhe impaktin i përqëndrimit të  ngrohjes së gazrave nga klimën botërore.

Për të parë se cfarë efektesh do të ketë teknologjia e gjelber, energjia e rinovueshme dhe marrëveshja e arritur në Paris duhet të presim ende disa vite.

Sekretari i përgjithshëm i organizatës së mjedisit u shpreh se nëse nuk përballemi me përhapjen e CO2 atëherë nuk do të jemi në gjendje të përballemi me ndryshimet klimaterike./BBC

klima
(Një përshkrim i burimeve globale të CO2 që janë të dominuara nga SHBA, Kina dhe Evropa)

Redaksia online
(d.b/E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin