Rekordi i Luiza Gegës, atletja merr medaljen e Lojërave Evropiane

Rekordi i Luiza Gegës, atletja merr medaljen e Lojërave Evropiane

Luiza Gega

Luiza Gega shkëlqeu në Lojërat Evropiane Ekipore që u zhvilluan në Poloni pak javë më parë. Atletja shqiptare la gjithë garueset pas vetes në garën e 3 mijë metrave me pengesa, teksa vendosi rekord të ri me kohën 9:17.31.

Duke qenë se gara e Gegës ishte në Divizionin e tretë, priti edhe përfundimin e garave të tjera dhe siguroi medaljen e artë, duke nderuar sërish ngjyrat kuqezi.

Në një ceremoni të zhvilluar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Gegës iu dha edhe medalja përkatëse për këtë rekord të ri evropian. Veç Gegës, në ceremoninë e zhvilluar mbrëmjen e së martës u nderua edhe karateisti Alvin Karaqi, që fitoi medalje të artë po në Lojërat Evropiane Ekipore.

Atletët shqiptarë vijonë të bëjnë mirë në disa disiplina, duke dhënë shenja për një kualifikim edhe në Olimpiadën e Parisit që zhvillohet në 2024.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 19/07/2023 16:12

    Sukses pacin talentet e verteta, qe I japin Shqiperise emer nderi ne kompeticionet nderkombetare. Respekt per Luiza Gegen dhe Alvin Kariqin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin