Rekordi i ri i Leo Messit, "pleshti"
konfirmohet mbret në La Liga

Leo Messi e ka përfunduar ndeshjen Barcelona-Celta (5-0) me një rekord të ri, si pjesë e hegjemonisë së tij në planetin e futbollit. Duke marrë pjesë në këtë sfidë, të shtunën e kaluar, në “Camp Nou”, Leo Messi arriti në 371 ndeshje të luajtura në La Liga.

Argjentinasi bëhet kështu lojtari i huaj me më shumë lojëra, duke mbrojtur të njëjtën fanellë, në rastin e tij te Barcelona.

Messi, me 371 ndeshje, lëviz mbi legjendën e vërtetë të Real Madridit, brazilianin Roberto Carlos (370 ndeshje) dhe ka tejkaluar tashmë brazilianin tjetër historik, ish-mesfushorin e Deportivo La Coruña, Mauro Silva (369 ndeshje).
 
Këtë sezon, Leo Messi ka grumbulluar 23 ndeshje në La Liga, në të cilat ka shënuar 23 gola, duke dominuar klasifikimin e përkohshëm të “Pichichi” dhe riafirmuar veten si mbreti real i kampionatit spanjoll.

messi
 ( Leo Messi, Roberto Carlos dhe Mauro Silva )

Në të gjitha garat, gjeniu nga Rosario ka arritur të shënojë 335 gola në 370 ndeshje në La Liga, që nga debutimi i tij në një ndeshje zyrtare të kampionatit spanjoll, në derbin kundër Espanyol (sezoni 2004-2005).

Trajneri holandez, Frank Rijkaard, e aktivizoi si debutues në ekipin e parë më 16 tetor 2004, në fitoren kundër Espanyol (0-1), edhe pse premiera e tij në ndeshje miqësore kishte ndodhur më parë, në vitin 2003, kundër Portos, për të festuar inaugurimin e “Estadio do Dragao”.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Kapiteneria pezullon tragetet Durrës - Bari! Linja Durrës-Ankona, Vlorë-Brindisi dhe anasjelltas vijojnë normalisht

Moti i keq/ Kapiteneria pezullon tragetet Durrës - Bari! Linja Durrës-Ankona, Vlorë-Brindisi dhe anasjelltas vijojnë normalisht