Manchester City i Pep Guardiolës ia ka dalë të fitojë 1-0 çerekfinalen e parë të Champions League kundër Atletico Madrid edhe pse këta të fundit shkruan një faqe të zezë të historisë vetëm që mos të pësonin. Për pjesën më të madhe të lojës spanjollët luajtën me formacionin 5-5-0, duke kthyer të 11 futbollistët në zonën e tyre, por pavarësisht përpjekjes dëshpëruese u ndëshkuan në minutën e 70 nga Kevin De Bruyne. Si pasojë Atletico Madrid u bë skuadra e parë në 10 vitet e fundit që nuk bën asnjë gjuatje në portën kundërshtare në Champions League.
Edhe reagimi i Guardiolës në fund të lojës ishte ekip, pasi spanjolli i Manchester City-t u shpreh se me këtë skemë të Atletico-s ‘si në parahistori, sot edhe pas 100 mijë vitesh do jetë e vështirë për të fituar’, ndërsa nga tjetër Simeone nuk nguroi të lartësonte potencialin e futbollistëve që ka në dispozicion Guardiola.
Ndeshja tjetër e mbrëmjes mes Benfica-s dhe Liverpool u mbyll pa shumë histori, pasi anglezët fituan 1-3.
Sakaq sonte do luhet një tjetër përballje magjike mes kampionëve në fuqi Chelsea-s dhe Real Madrid. Jovic dhe Hazard janë lojtarët që mungojnë për Ancelotti-n, ndërsa Chelsea nuk ka në dispozicion Pulisic dhe Chillëell. Në Spanjë ndërkohë Villareal do të presë favoritët e Bayern Mynchen.