Rekordmeni Berisha, “thyen”
rekordin qëndron 153 minuta mbi ujë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka thyer për të disatin vit me rradhë rekordin e vendosur nga vetë ai, për qëndrimin në det duke notuar. Këtë vit Berisha ashtu siç lajmëron edhe vetë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka thyer për të disatin vit me rradhë rekordin e vendosur nga vetë ai, për qëndrimin në det duke notuar. Këtë vit Berisha ashtu siç lajmëron edhe vetë në profilin e tij në “facebook”, ka qëndruar në det 153 minuta.
Rekordi i Berishës nuk konsiston në ecje në det duke notuar, por zhvillimi i notit në një hapësirë jo shumë të largët por brenda një kohe relativisht të gjatë. Nëpërmjet 7 fotove dhe një shkrimi shoqërues, Berisha ka njoftuar të gjithë fansat e tij se më në fund edhe për këtë vit e theu rekordin e tij në not.
Sipas asaj që shkruan Berisha në “facebook”, ai qëndroi në ujërat e Jonit për 153 minuta pa llogaritur rezervën, çka do të thotë se vitin e ardhshëm do të ketë një tjetër rekord.
Thyerjen e rekordeve në not, ish-kryeministri e ka kthyer në një traditë të përvitshme ku ndryshimin e vetëm e bën plazhi të cilin ai zgjedh për të vendosur këto rekorde. Berisha është ndjerë edhe nostalgjik në fund të rekordit të tij, ku në fund të rekordit të tij ashtu siç shkruan edhe vetë Berisha ka marrë dhe ka shfletuar faqe për faqe librin e tij të notit që nga fëmijëria ku lahej në lumenj dhe deri në rekordin që ka vendosur dje.
“Gjatë notit sot kam shfletuar faqe për faqe librin tim të notit që nga vitet e fëmijërisë së hershme kur laheshim në lumenj që mbusheshin me ujërat e borës që shkrinte dhe ndonjëherë në Valbonë në kaltërsinë e saj të akullt, në liqenj akullnajash në Alpe, më pas në rezervuare, liqenjtë dhe detrat e vendit, deri tek rekordi i ri personal. Përsosmëria nuk ekziston por unë falënderoj Zotin dhe ndjehem krenar dhe i privilegjuar me raportin tim me ujin”, shkruan Berisha.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
4/4
Sondazhi i ditës:
Si ju duket programi i Bashës për zgjedhjet e 2025-ës?
-
Realist
15%
-
I fryrë
69.4%
-
S'kam mendim
15.7%
Vota total: 722
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hap dyert Kolegji i Evropës në Tiranë, Ministri Hasani: Kampusi vendos rajonin në hartën e profesionistëve të BE-së
3 Qershor, 11:19
-
Kryeredaktorja e 'Washington Post', Sally Buzbee jep dorëheqjen
3 Qershor, 11:11
-
Nga pagesat e Poliçanit te traktati i bashkëpunimit me Ukrainën, Çuçi mbledh grupin PS! Diskutohen projektligjet
3 Qershor, 11:06
-
Kampet e emigrantëve në Lezhë/ Të mërkurën vjen Meloni, punimet për qendrën pritëse në Shëngjin drejt fundit, të pranishëm dhe agjentët italianë të sigurisë
3 Qershor, 11:03
-
Matura 2024/ Sot provimi i 'Gjuhës së Huaj', del teza e anglishtes
3 Qershor, 10:47
-
Italia e kërkonte për trafik droge, 45- vjeçari arrestohet në Elbasan! Do ekstradohet
3 Qershor, 10:31
-
U mbyt në Kretë, trupi i Nikolës do të prehet në atdhe! Qytetarët mbledhin fondet për ti plotësuar dëshirën familjes
3 Qershor, 10:30
-
Rupert Murdoch, manjati i medias martohet për herë të pestë në moshën 93-vjeçare
3 Qershor, 10:24
-
Claudia Sheinbaum, 'doktoresha', gruaja e parë presidente në Meksikë
3 Qershor, 10:18
-
Vdekja e minatorit në Bulqizë, nën hetim 2 përgjegjësit e teknikës dhe brigadieri
3 Qershor, 10:10
-
Fier, 70 vjeçarit i shpërthen bombola në banesë, në gjëndje të rëndë në spital
3 Qershor, 09:53
-
I ka premtuar hotel Sgarbit? Rama: Nëse do ndërtonte hotel ai, do ishte bordelloja më e madhe e ndërtuar ndonjëherë
3 Qershor, 09:44