Ndaj Genci Ballës, imam i xhamisë së Unazës së Re në Tiranë, Bujar Hysës, imam i xhamisë së Mezëzit si dhe 7 personave të tjerë, prokuroria ka ngritur akuza si “Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’ . Të arrestuarit akuzohen se kanë rekrutuar rreth 90 besimtarë myslimanë drejtë Sirisë. Hetimet e Prokurorisë për 9 personat e arrestuar për rekrutim xhihadistësh
70 luftëtarë
Si rezultat i rekrutimit, dhe nxitjes së shtetasve shqiptarë, është arritur që mbi 70 persona të dërgohen në drejtim të Sirisë, ku sipas informacioneve jozyrtare, por të konfirmuara nga familarët e tyre, disa prej këtyre personave kanë gjetur vdekjen gjatë këtyre luftimeve. Mundet të përmendim këtu rastin e shtetasit Diamant Rasha.
Veprimtaria e të pandehurve shtrihet dhe më tutje në drejtim të realizimit të qëllimit të tyre, në rastin që ata njoftohen se një nga personat e dërguar në Siri ka vdekur, ata mundohen ta pasqyrojnë një veprim të tillë si një element shumë i mirë për personin që ka vdekur, i cili sipas tyre ka shkuar i lumtur.
Roli i Genci Ballës
I pandehuri Genci Balla është në rolin e organizatorit në këtë veprimtari kriminale. Ai ka qënë imam i xhamisë së ndodhur në Unazën e re, Turanë. Genci Balla përfaqëson një ndër teologët më radikalë që propagandon Islamin e dhunshëm, nxit urrejtjen ndaj besimtarëve dhe besimeve të tjera, nxit frymën e përçarjes brenda komunitetit musliman si dhe është një nga frymëzuesit dhe organizatorët kryesorë në rekrutimin,organizimin dhe dërgimin e besimtarëve muslimanë Shqiptarë për Xhihad luftarak në Siri.
Ky i pandehur prej disa vitesh ushtron aktivitet fetar ilegal, të palegalizuar. Nëpërmjet nxitjes së tij,një numër i konsiderueshëm bësimtarësh shqiptarë, i janë bashkuar formacioneve luftarake terroriste në Siri. Konkretisht ky shtetas implikohet në veprimtarinë kriminale në botimin e librit të fundit të përkthyer “Asgjësimi i teorisë së përzierjes së fesë islame me fetë e tjera, i shpërndarë në Shqipëri dhe jashtë saj,si dhe on-line në faqen islamike në internet www.teuhidi.com. Nga hetimet rezulton se shtetasi Genci Balla, interesohet per personat qe luftojne ne Siri si dhe për shtetasen Almira Kastrati, të cilën e ka dërguar në Siri bashkë me dy fëmijë.
Roli i Gerti Pashja
I pandehuri Gert Pashja është ndjekës fanatik i të pandehurit Genci Balla nga i cili ka marrë indoktrinimin dhe radikalizimin Islamik. Konkretisht ky shtetas implikohet në veprimtarinë kriminale, element ky i dalë dhe gjatë kqyrjes së telefonave celulare të shtetasit Artur Balla i cili është kthyer nga Siria nëpërmjet Turqisë në datë 5 shkurt 2014.
Në këto sms rezulton se familja e Arturit ka qëndruar bashkë me familjen e Gerti Pashja në Siri dhe më pas në Turqi.I pandehuri Gerti Pashja në datë 19 nëntor 2013 ka udhëtuar me Shtetasin Edmond Suparaku për në Siri nëpërmjet Turqisë me autobusin me targë AA xxx CS. Veprimtaria e këtij të pandehuri provohet me anë të deklarimeve të shtetasve të dokumentuara në procesverbalet e deklarimit të shtetasit Erzen Gashi,Edmond Suparaku dhe Artur Korra.
Leje në grupe xhihadiste
Nga ana tjetër ka rezultuar se Ermal Doci e Bledar Veshti te cilet kane shkuar ne Siri kane marre nga Bujar Hysa lejen për tu paraqitur në grupet xhihadiste, porosi për ti dërguar në Siri e provuar me procesverbal të këqyrjes dhe marrjes së provës materiale. I pandehuri Edmond Balla bashkë me të pandehurin Gerti Pashja është organizator për dërgimin në Siri të shtetasit Edmond Suparaku, Isa Nergjoni, Artur Balla. Më datë 07.02.2014 është kthyer nga Turqia në PKK Rinas shtetasi Edmond Suparaku i cili ka shkuar dy herë nga 3 muaj në Siri.
Herën e parë ka shkuar me Gerti Pashja ndërsa herën e dytë deklaron me procesverbal deklarimi se lidhjen me personat në Turqia ka bërë Edmond Balla. Gjatë këqyrjes së kartës SIM të Artur Balla rezulton se është loguar nga Netëork nga Siria.I pandehuri Verdi Morava ka bashkëpunuar me të pandehurit e tjerë. Me date 06.01.2014 ne Aeroportin Nene Terza, Rinas ky i pandehur ka përcjellë për në Siri shtetasin Mustafa Kuçi.Verdi Morava e ka përcjellë në Rinas Mustafain dhe i ka treguar rrugën që duhet të ndjekë.
Kuzhinieri i xhamisë
I pandehuri Fadil Muslimani ka punuar kuzhinier në Xhaminë e Unazës së Re duke i shërbyer personave që vijnë aty si mysafirë, personave që kryejnë mësime në këtë xhami. Bujar Hysa nëpërmjet këtij personi kryen biseda me persona të tjerë,le takime, transmeton mesazhe. Gjatë muajit Shkurt 2014 ky i pandehur ka nisur për në drejtim të Sirisë shtetasin Erdet Korro. I pandehuri Orion Reci, komunikon me luftëtarët në Siri dhe me pas i transmeton Bujarit të dhënat. Orioni është zëvëndësi i Genci Ballës në Xhaminë e Unazës së Re. Ky i pandehur është personi i cili është një nga ndihmësit kryesor të Genci Ballës e Bujar Hysës, i cili kryen çdo porosi të tyre.
1. Genci Balla
2. Gert Pashja
3. Bujar Hysa
4. Orion Reçi
5. Verdi Morava
6. Zeqir Imeri
7. Astrit Tola
8. Edmond Balla
9. Fadil Muslimani
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)