Rektorati në Prishtinë, kërkohet
lirimi i protestuesve të arrestua

Rektorati në Prishtinë, kërkohet<br />lirimi i protestuesve të arrestua
PRISHTINË- Grupi i Pavarur i Studentëve që po protestojnë kundër rektorit, Ibrahim Gashi në Prishtinë, ka kërkuar lirimin e të gjithë protestuesve të ndaluar nga policia.
 
Në një komunikatë për media ky grup ka shprehur shqetësimin e thellë për dhunën që është manifestuar gjatë protestës së djeshme.

Ata kanë vendosur që të përdorin si simbol të luftës së tyre lapsin me mbishkrimin revolucioni studentor.
 
Ndërkaq dje, gjatë përpjekjeve për të thyer kordonin e policisë, protestuesit kanë gjuajtur me mjete të forta dhe ngjyrë në drejtim të policisë, ndërsa kjo e fundit ka përdorur ‘spraj’ dhe gaz lotsjellës për t`i shpërndarë protestuesit.
 
Gjatë përleshjeve ka pasur të lënduar nga të dyja palët.
 
Sipas policisë gjatë përleshjeve janë lënduar 29 policë të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK si dhe janë arrestuar 33 protestues.
 
Ilir Dedajt, Ylli Hoxhajt dhe të arrestuarve të tjerë iu është caktuar masa e arrestit prej 48 orësh.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)