Rektorët dhe dekanët, si sekretarët e PPSH në 1990, o derdimenë, a keni një fije morali?

Rektorët dhe dekanët, si sekretarët e PPSH në 1990, o derdimenë, a keni një fije morali?

Nje gje e shemtuar po ndodh ne universitete. Ndersa studentet jane ne proteste, duke kerkuar permiresimin e cilesise se arsimit, pedagoget e tyre mbahen nen presion nga dekanet per te mos iu bashkuar protestes. Kercenohen me pushime nga puna, e madje urdherohen tu vene mungesa studenteve. O derdimene, po a keni nje fije morali e sedre profesionale? Po ata studente po kerkojne permiresimin e arsimit o te mjere.

Ne vend tu beheni krahe studenteve, te punoni per te hedhur themelet e nje arsimi per te ardhmen, beni te kunderten.  Po protesten e ka pranuar dhe vete kryeministri more. Kalbezimin e sistemit qe ju drejtoni, korrupsionin e tij, e ka pranur edhe vete kryeministri, qe i ka ftuar studentët “për të punuar sëbashku për ta shkatërruar atë”. Ju pse tregoheni me katolike se Papa?

Pedagogë, vriteni frikën dhe shkoni asistojini studentët që të bëjnë kërkesa reale dhe konkrete, që ti shërbejnë realisht arsimit për sot e mbi të gjitha, për të ardhmen. Universiteti nuk është thjeshtë një vend pune për ju, por është laboratori ku përgatitet e ardhmja e shoqërisë. Ndryshe, pas një dekade, do të jeni pa punë. Jo se do ju shkarkojë dekani, por s’do ketë kush të studiojë më aty.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ermir: 13/12/2018 14:43

    shkrim fantastim ju lutem shume lexoni komentin ti , ne fakultetin e drejtesise dekanki artan hoxha ka nxjere urdher me shkrim qe mesimi te vazhdoj te meren mungesat dhe asnjr pedagog mos ti bashkohet protestes por te qendroj ne fakultet perndryshe do meren masa shkarkim nga puna. artan hoxha dhe eriona katro jane dhe nga hartuesit e keti ligji pacavure te arsimit te larte bashkr me kopjacin ervin demo. ligji u miratua sepse dhori kule e mbylli pazarin me edi ramen dhe nuk ju lejoj pedagoget te protestojne qe tan hoxha te bej dekan dhe mynyri rektor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje