Relacionet publike mahnitëse të Bankës së Shqipërisë

Relacionet publike mahnitëse të Bankës së Shqipërisë

Banka e Shqipërisë

Shqiptarët shquhen për cinizëm ndaj institucioneve të tyre e përmbledhur nga fjalia deklarative “Nuk ka shtet” qe i  vë kapak çdo bisede pa filluar ende.

Gjithçka kritikohet, në mënyrë konstruktive dhe destruktive, me dhe pa të drejtë, me akuza, kundërakuza dhe aktakuza, dhe jo rrallë sigurisht edhe fyerje, kush më shumë e kush më pak e ka vuajtur këtë në kurriz të vet.

Qeveria, Opozita, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, Komisariati Nr. 2 i Policisë, trajneri i Kombëtares...

I paprekur nga kjo zallamahi, është një magjisterial, solemn, olimpik, Banka e Shqipërisë.

Sfidoj këdo të gjejë një artikull apo reportazh kritik për BSH që është më shumë se dy-tre muaj i vjetër! Do lodheni kot, nuk keni për të gjetur asgjë hiçgjëkundi.

Si shpjegohet? Vallë BSH të operojë në perfeksion sa të mos ketë asnjë arsye për ta kritikuar?!

Përgjigja, si për çdo institucion tjetër përfshirë edhe ata te huaj, është sigurisht JO.

Por kjo përgjigje natyrisht shpie në pyetje të tjera edhe më interesante: si ka mundur BSH që ta mbajë emrin e institucionit jashtë mediave? Si ka mundur ti shmanget kritikave që nuk i kursehen kërkujt asnjëherë? Ku i ka gjetur BSH ata gjenì të relacioneve publike (PR) që me aftësitë dhe argumentat e tyre bindëse kanë krijuar këtë magjepsje totale?

Dhe më tutje, pse departamentet e tjera të BSH nuk mësojnë nga departamenti i PR-it që të operojnë në të njëjtin nivel profesional si ata? Sepse, për ta thënë shkoqur, performanca e këtyre të fundit ka lënë shumë vend për të dëshiruar. Nuk po flasim për një performancë disi nën nivelin optimal, këtë mund ta thuash pa frikë për të gjitha bankat qendrore.

Po t’i hedhësh një sy shtypit financiar si Financial Times apo Ëall Street Journal, pothuaj përditë gjen artikuj që kritikojnë, shpesh rreptësishtë, Rezervën Federale, Bankën Qendrore Evropiane, Bankën e Anglisë a Japonisë e kështu me radhë.

Po flasim për dështime që prej vitesh po kalohen në heshtje. Besoj të gjithë e kanë të qartë për çfarë bëhet fjalë. E ashtuquajtura beteja e de-euroizimit dhe lufta kundër informalitetit.

Euro ne Shqipëri është më komode se leku. Jo rrallë ndodh që kur paguan me lekë kusurin ta kthejnë në euro.

Në Shqipëri pa para fizike (para ne dore) është vështirë të mbijetosh më shume se një ditë. Në shumicën dërrmuese të njësive tregtare edhe në Tiranë, për të mos folur më tutje, të hedhin atë vështrimin qesëndisës që i dhurohet një naivi kur kërkon të paguash me kartë.

Kjo e dyta u bë edhe më e lehtë nga vendimi i habitshëm i BSH për të hedhur në qarkullim kartëmonedhën 10,000 lekë. Them i habitshëm sepse ky vendim është në kontradiktë të hapur dhe fare të qartë me luftën e BSH të shpallur publikisht për të luftuar informalitetin.

Të gjitha këto e bëjnë punën e Bankës së Shqipërisë për të ruajtur stabilitetin monetar, financiar në mbështetje të objektivit madhor, të përditshëm e dekador, të zhvillimit të  ekonomisë shqiptare edhe më të vështirë, për të mos thënë të pamundur.

Politika monetare e cila vepron përmes normave të interesit ka të paktën dy kushte: informaliteti të jetë i ulet dhe monedha kombëtare të jetë vërtetë kombëtare, d.m.th. të mos ketë konkurrencë brenda vendit.

Asnjë nga këto kushte nuk plotësohet dhe kostot e dështimit që tashmë janë sheshit. Eksportuesit, që normalisht konsiderohen motori i zhvillimit ekonomik të një vendi, po ankohen. Shifrat e publikuara pothuaj çdo jave nga institucione të ndryshme si INSTAT-i duket se u japin të drejtë. Eksportet po bien ndjeshëm, disa kompani do mbyllin dyert ose të paktën linja prodhimi. Disa kanë humbur vendin e punës e mund të ndiqen nga shumë të tjerë. Është e qartë që tashme ky nuk është problem vetëm i eksportuesve po i gjithë ekonomisë që në fund, nëse nuk menaxhohet me kujdes, do t’u rendojë shqiptarëve.

Kostot e mosfunksionimit të politikës monetare vërtet tashmë janë sheshit po ato nuk filluan tani. Kostot e dështimit filluan të shumohen vite më parë. Dokumente të ndryshme tregojnë që eksportuesit e kanë ngritur këtë problem në 2018 dhe prapë në 2019. Siç edhe mund të merret me mend, si përgjigje morën dokumente të mirëformuluar thelbi i të cilave ishte “zgjidhjen kërkojeni gjetkë”.

Se kujt, përveç BSH, t’i kërkohet zgjidhje dhe natyrisht përgjegjësi për mosfunksionimin e politikes monetare që ka shpënë në këtë gjendje, nuk është e qartë. Ajo që është e qartë është se kjo situatë nuk mund të vazhdojë më tutje kështu.

Hiq këta dy-tre muaj, hera e fundit që u tregua interes aktiv për veprimet e BSH ishte kriza e besimit që erdhi si rrjedhim i vjedhjes së kasafortave të BSH në 2014. Aktualisht, interesi në veprimet BSH është rritur vetëm tani që situata po merr përmasat e krizës.

Në qendrën financiare të Londrës ka një shprehje “Never let a good crisis go to Ëaste” - kurrë mos e lër një krize te shkoje dem. Të paktën, kjo situatë e vështirë duhet të shfrytëzohet për një studim rrënjësor të problemeve që çuan në këtë gjendje e pasuar nga një reformë monetare që, ashtu si reformat e tjera të cilat ishin të dhimbshme por duket se po japin rezultate, do tu jepte përgjigje një numër pyetjesh të vështira po të domosdoshme për të ardhmen e Shqipërisë. Përndryshe do të na duhej të prisnim krizën tjetër pas 5-10 vitesh.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 26/08/2023 12:50

    Ne BSH punojne vetem injorante. Idiote qe vetem nga sistemi financiar nuk marrin vesh. Inflacioni dyshifror, norma e interesit 3%. Vetem kaq mjafton te kuptosh se cfare gomeresh drejtojne BSH.

    Përgjigju
    • Mario: 26/08/2023 15:23

      derisa te ulet norma e inflacionit ne 3% edhe BSH do jete e detyruar te ndjeke te njejten politike restriktive monetare ne mbikqyrjen e kontratave futures si Fed dhe BQE mbreme. Aq e rende eshte situata sa max pritet qe Fed te rrise me vetem 25 pike perqindje ndoshta ne shtator deri ne fund te vitit sepse inflacioni nuk mund te transferohet nepermjet valutes monetare po eshte kohe transformimesh te medha ekologjike dhe digjitale qe bartin kosto duke shkaktuar kete inflacion sepse po ndryshojne rregullat ne ekonomi

  • Mario: 26/08/2023 10:57

    ketu eshte problemi kritikat nuk i ndalon dot ashtu si niveli i larte inflacionist nuk e ndryshon dot politiken restriktive monetare me spekullime as keto te fundit fare te fresketa ku u zhvleresuan monedhat kryesore boterore ne pritje te zbutjes perballe kritikave qe u zhgenjyen ceshte e verteta dhe monedhat do kthehen perseri aty ku ishin duke djegur gjithe spekullimin e ketyre dy javeve dhe perseri do vazhdohet me nuk ka shtet ne kafene kuptohet po dicka do duhet te bejne apo stimulohen edhe kriikat te shtyjne diten. Pergjigje shteruese po e vetmja per te kuptuar sa duhet te marrim seriozisht kritikat spekullative ru

    Përgjigju
    • Bureto: 27/08/2023 19:38

      Në BSh, prej vitesh emerohen grate, nuset, vajzat, dhenduret etj etj, te nomenklatures se larte te prejardhur nga regjimi i kaluar apo i asaj te krijuar pas saj. I ftoj gazetaret te bejne nje studim se si eshte rrjeta e merimanges se nepotizmit ne ate institucion, qe më se shumti mbledh edhe ca parazite, per shkak te pagave dhe benefiteve te tjera qe jane goxha te lakmueshme per kedo. Si duket BSh eshte si nje hoje mjalti, por qe rreth saj nuk grumbullohen bletet puntore mjalt prodhuese, por mizat parazite dhe te besdisshme. Sigurisht qe aty, si kudo me siguri ka dhe specialiste dhe eksperte te fushes qe e meritojne, por qe mendoj se nuk perbejne shumicen. Mos flasim pastaj per struktura fiktive te mbingarkuara apo te fryra, pikerisht per te bere ndere. Mbase kjo mund te jete dhe ndonje arsye, pervec PR, qe permend gazetari. Aty jane pothuajse ne raport te drejte pjestare sa nga maxhoranca dhe nga opozita, te cilat vetem se alternohen, por benefitet nuk preken. Mos ta ngacmojme se kushedi, nje reforme dhe aty si me drejtesine na prish rehatin. Ndoshta!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë